Dogana zbulojnë kantinën e verës subjekti nuk paguante akcizë

997
Mijëra litra pije alkoolike janë zbuluar nga zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet doganore, pasi prodhimi i tyre “nuk ishte i autorizuar” dhe subjekti është shmangur nga pagesa e akcizës. 
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot se, grupet e përbashkëta doganore dhe “Crown Agents” ushtruan kontroll në ambientet e subjektit “F. K.”, në fshatin Mazhe, në rrethin e Krujës.
Gjatë kontrollit janë gjetur 9400 litra të dyshuara si bërsi rrushi për prodhimin e rakisë, 4800 litra të dyshuara si verë, 65 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në shishe, si edhe 334,5 litra verë e paetiketuar dhe e ambalazhuar në kuti kartoni, u gjetën gjatë kontrollit dhe u sekuestruan nga strukturat e Doganës.
Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar u sekuestruan edhe 5 depozita me kapacitet 4000 litra, 3 depozita me kapacitet 3000 litra, 7 depozita me kapacitet 1600 litra dhe 5 depozita me kapacitet 2200 litra.
Subjekti F.K. ishte i regjistruar si subjekt tatimpagues prej vitit 2008 dhe ishte pajisur me leje nga AKU për prodhimin e verës, por asnjëherë nuk ishte regjistruar si subjekt Akcize pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Subjekti kishte gjithashtu mangësi të theksuara në dokumentacion, ku mungonin librat e blerjes së lëndës së parë dhe ata të shitjes së produktit përfundimtar. 
Sigal