Do të falen gjobat për mosdeklarimin e punonjësve?!

781
Gjobat që u janë vënë bizneseve për mosdeklarim të të punësuarve apo për vetëpunësim, do të falen. Këtë e ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një deklaratë për mediat. Ahmetaj tha se shumë shpejt do t’i propozohet Parlamentit falja e këtyre gjobave. Ndërkaq, ministri i Financave tha se duhet të zbatohet ligji, përndryshe subjektet që nuk e zbatojnë do të gjobiten.
“Jam në thellësi të shqetësimit të tyre, por dua të sqaroj se gjenerim i gjobave nga sistemi është në referencë të plotë të zbatimit të ligjit. Është zbatuar pikë për pikë ligji, dhe është domethënia e asaj disipline që po vendosim dita ditës në territorin fiskal. Janë vendosur gjoba nga sistemi në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore apo ligjeve të tjera, për mos deklarim të punësimit, apo vetëpunësimit. Sistemi tashmë nuk lejon asnjë devijim nga disiplina fiskale, ne do t’i propozojmë parlamentit, që meqë ka qenë hera e parë, këto gjoba të falen dhe të fshihen nga sistemi.
Kjo është hera e fundit pasi ligji duhet të zbatohet. Vlera që falet është e rëndësishme për të gjithë ata qytetarë. Por për gjestin e mirëkuptimit që ka administrata me tatimpaguesit, dhe kjo nuk ka rëndësi për vlerën. Nuk kemi të bëjmë me gjoba të padrejta, por me një rrjedhore ligjore. Ligji kërkon deklarim të punësimit apo vetëpunësimit. Dy ditë pasi je regjistruar në QKB duhet të deklarosh administratorin apo të punësuarit në tatime”, tha ministri Ahmetaj.
Sigal