Diskutohet pr/ligji për KLSH, i jepet e drejta të kontrollojë dhe Tatimet

165

TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar nen për nen projektligjin për zgjerimin e kompetencave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që pritet t’i zgjerohen kompetencat me kontrolle të detajuara të buxhetit duke filluar ndaj partive politike dhe buxhetin. I pranishëm në komision ishte edhe kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, tha se ky projektligj pritet të rrisë pavarësinë institucionale dhe financiare. Ndërsa përsa i përket kreut të KLSH-së, projektligji i ri parashikon imunitet të barabartë me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Diskutimi  i këtij drafti është shoqëruar me debate dhe batuta mes kreut të komisionit Erjon Braçe dhe kryetarit të KLSH, Leskajt, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni, në rast shkeljeje ligjore apo arrestimi. Projektligji po diskutohet prej më shumë se 2 vitesh, por mungesa e 84 votave ka sjellë shtyrjen e tij.Pas disa muaj diskutime, Kontrollit të Lartë të Shtetit i jepet e drejta që të marrë informacionin e kërkuara prej drejtorisë së Tatimeve. Komisioni i Ekonomisë ka kaluar ligjin e KLSH duke i dhënë të drejtë këtij institucioni që të marrë çdo informacion që i duhet përveç ndërhyrjes në vetëdeklarime të bizneseve.