Sigal

Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt plakjes. 68 për qind e emigrantëve i përket moshës më aktive të krahut të punës. Ndërsa më shumë se një e treta e shqiptarëve, rreth 1.6 milionë persona janë larguar nga vendi që prej vitit 1991. Në llogaritjen e kësaj shifre janë marrë të dhënat zyrtare, por dhe ato të tërthorta. Në këtë mënyrë lihet të nënkuptohet se shifra është akoma edhe më e lartë.

Instituti i Statistikave veçon se vitet pas rrëzimit të diktaturës kanë qenë momentet e largimeve masive.

Por trendi rritës është vënë re dhe së fundi, duke shtuar alarmin për marrjen e masave për shkak të rrezikut të plakjes së popullsisë.

Nga viti 2011 e deri në 2017 rezultojnë se janë 317 mijë persona kanë kërkuar të largohen. Shifra këto të barabarta me boshatisjen e Durrësit dhe të Fierit. Madje tashmë në shumë qytete braktisja e banesave ka nisur të japë efektet e para.

Sipas të dhënave, rreth 1 milion i përkasin grupmoshës 10 – 49 vjeç.

Por ajo çfarë është më problematike është largimi i moshës 20-39 vjeçar që zënë dhe peshën me të lartë të emigrantëve. Ndërsa 71 mijë emigrantë janë fëmijë nën 10 vjeç. Në total janë 828,530 individë meshkuj dhe 755,607 femra.

Në regjistrimin e vitit 2011 rezulton se në Itali dhe Greqi jetojnë nga rreth 500 mijë shqiptarë dhe pjesa tjetër jetojnë në 9 shtete të tjera.

Fakti që është krahu i punës ai që largohet sjellë dhe efekte negative në fondin e sigurimeve shoqërore, por dhe zhvillimin e pasurisë.