Del procedura e punësimit të mjekëve në portal, si do zgjidhen fituesit

740
Sigal

Nga dokumentet e aplikimit te vlerësimi me pikë, ja si do përzgjidhen fituesit

Shpallen procedurat e pranimit për punësimin e mjekëve në portalin “Mjekë për Shqipërinë”

Krahas mësuesve edhe punonjësit e mjekësisë do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit në portalin “Mjekë për Shqipërinë” në mënyrë që të punësohen në institucionet publike shëndetësore. Janë publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare procedurat që do ndiqen për shpalljen e vendeve të punës në institucionet e shëndetit publik, dokumentacioni që duhet të plotësojnë aplikantët, si dhe sistemi i pikëve përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e fituesve.

Sipas procedurave, kandidatët do të vlerësohen për:

  • Diplomën;
  • Gjuhën e huaj;
  • Përvojën në shëndetësi;
  • Trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën;
  • Intervistën me gojë.

Vlerësimi me pikë

Aplikantët që kërkojnë një vend pune në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet portalin do të vlerësohen në bazë të pikëve. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:

  1. a) deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes;
  2. b) deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë.

Dokumentet për aplikim

Dosja e aplikimit përmban:

  1. CV e kandidatit,
  2. diplomën universitare,
  3. librezën e punës dhe
  4. listën e notave.

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ndërkaq,

  • Shpallja e vendeve vakant për mjekë familje/mjekë të përgjithshëm bëhet e grupuar mbi bazë të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.
  • Shpallja e vendeve vakant mjekë specialistë në spitale/poliklinika dhe qendra shëndetësore bëhet për pozicion sipas specialitetit përkatës.