Deklarimet e parregullta- Tatimet, letra bar-restoranteve

144
KASAT FISKALE - Nje shitese duke regjistruar shitjet ne kasen fiskale. Qeveria ka nxjerre urdher se do te pajisen te gjitha bizneset me kete aparat, por eshte kundershtuar nga opozite per cmimin e larte te saj.

Tatimet, letra të personalizuara bizneseve të sektorit bar-restorante për faktorët e riskut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar, se çdo biznes nga sektori i bar-restoranteve, që ka marrë një letër të personalizuar, ka të listuar faktorët e riskut, të identifikuar sipas deklarimeve tuaja. “Ju bëjmë me dije se tani është momenti për të reflektuar ndaj atyre treguesve, të cilët analiza e riskut i konsideron të papërmbushur, në zbatim të ligjit. Kjo praktikë e re e ndërveprimit me tatimpaguesit, e asistuar ngushtësisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetet në vlerësimin analitik të të dhënave tuaja, të cilat konsiderohen jo të sakta dhe kanë nevojë për përmirësim. ‘Ndërkohë që ju keni marrë këtë njoftim, secili sipas specifikave të veta, administrata tatimore po monitoron reagimin tuaj në ndryshimin e këtyre të dhënave. Monitorimi i deklarimeve tuaja do të vijojë të bëhet automatikisht nga sistemi kompjuterik, i cili filtron të dhënat mbi bazën e analizës së riskut. Kjo praktikë përjashton çdo mundësi manipulimi apo keqpërdorimi të tagreve ligjore të punonjësve të administratës tatimore. Qëllimi ynë në këtë fazë nuk është të penalizojmë, por t’ju bindim përmes fakteve, që ju vetë të ndërgjegjësoheni dhe të pasqyroni me vërtetësi aktivitetin tuaj. Ndërkohë 85 inspektorë të shërbimit të tatimpaguesve dhe të kontrollit nga zyra, janë trajnuar mbi specifikat e punës së tyre, në kuadër të këtij plani operacional. Këta inspektorë do të trajtojnë tatimpaguesit me risk të mesëm e të lartë. Kjo praktikë pune synon që përmes vlerësimit analitik të të dhënave të subjekteve dhe intervistave të thelluara me tatimpaguesit e riskut të mesëm e të lartë, të arrihet ndryshimi i deklarimeve të tyre drejt përmbushjes vullnetare.”-sqaron DPT.