Crown Agents: Reduktuam evazionin, mblodhëm të ardhura më shumë se vlera e kontratës

731
Crown Agents thotë se gjatë punës së saj 2 vjeçare është arritur të mblidhen më shumë të ardhura sesa ishte vlera e vetë kontratës.
Përmes një deklarate për median të ardhur sot në redaksitë e mediave shqiptare Crown Agents thotë se objektivat e saj janë përmbushur dhe tejkaluar ndjeshëm.
Kontrata 2 vjeçare me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të asistuar Administratën Doganore përfundon më 9 shkurt 2016.
“Crown Agents është krenare për atë çfarë është arritur në këto dy vite, në lidhje me punën e bërë për reduktimin e evazionit, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e lehtësirave për tregtinë e ndershme dhe për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë”
“Jemi të lumtur të raportojmë se të gjithë objektivat tanë operativë jo vetëm që u përmbushën por edhe u tejkaluan ndjeshëm – veçanërisht numri i rasteve të zbuluara të mashtrimit dhe shpërdorimit, i cili ishte mbi 4,500. Si rezultat i rasteve të zbuluara prej nesh gjatë kësaj periudhe, është bërë i mundur identifikimi dhe mbledhja e një shume më të madhe të ardhurash se sa vlera e vetë Kontratës. Duke marrë parasysh këtë, nuk ka pasur kosto efektive për taksapaguesit e rregullt shqiptarë. Të vetmit që kanë paguar janë ata individë të cilët po përpiqeshin të shmangnin detyrimet e tyre.
Asistenca qe dha Crown Agents
“Ne kemi mundur t’i ofrojmë Administratës Doganore dhe Qeverisë Shqiptare asistencë në shumë fusha, përfshirë: masat për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, • standardet profesionale, • burimet njerëzore, • analizën e riskut, • kontrollet e akcizës. Njëkohësisht, kemi lëvruar shumë seanca trajnimesh për mbi 500 punonjës të Doganave, si edhe kemi përgatitur një sërë procedurash veprimi dhe dokumentesh informuese për publikun”
Po kështu në këtë deklaratë thuhet se skuadrat e Crown Agents qenë në gjendje të parandalonin futjen në tregun shqiptar të produkteve të rrezikshme dhe të palicencuara, të cilat përbënin një kërcënim direkt për shëndetin dhe sigurinë publike.
“Këtu mund të përmendim: • Verë dhe raki të prodhuar në mënyrë të jashtëligjshme e të pakontrolluar, • Produkte false të kujdesit shëndetësor dhe medikamente të palicencuara, • Automjete të cilat ishin të pasiguruara dhe nuk u nënshtroheshin kontrolleve teknike, • Produkte elektrike të pasigurta të cilat përbënin kërcënim direkt për përdoruesit, përfshirë fëmijët” thuhet në deklaratë
Gjatë kësaj jave ata do të publikojmë informacion të konsiderueshëm për sa i përket punës dhe arritjeve . Ky informacion do të jetë i gjindshëm si pranë zyrave tona, ashtu edhe në faqen tonë zyrtare http://www.crownagents.com/sq/programi-i-doganave, në shqip dhe anglisht.
Njoftimi për shtyp mbyllet duke deklaruar: “Rezervohemi të bëjmë komente të tjera për momentin duke qenë se na mbetet ende shumë punë për të bërë për mbylljen e programit, demobilizimin e grupeve tona operative dhe përgatitjen e të gjitha raporteve të nevojshme të cilat do t’i dorëzohen Qeverisë Shqiptare”
Sigal