Credins Bank, hap Degën e Parë pa shërbime Cash

1826
Shërbimi bankar sot në shkallë botërore është duke u transformuar në mënyrë të vazhdueshme dhe numri i njerëzve që zgjedhin të përdorin shërbimet online, krahasuar me konceptin tradicional bankar të degëve është gjithnjë në rritje. Ky dinamizëm i jep mundësinë bankave të rrisin efektivitetin e tyre operacional duke ristrukturuar kanalet strategjike dhe rishikuar llojet e shërbimeve që ato ofrojnë në degët tradicionale. Në këtë filozofi Credins bank hap Degën e Parë pa shërbime Cash e cila ka si fokus të zgjerojë hapësirat e konsulencës bankare dhe shërbimet bankare dixhitale. 
Hapja e kësaj dege konfirmon strategjinë e Credins bank në kërkim të inovacionit në shërbimet bankare. Synohet ti qëndrohet sa më pranë klientëve duke përmbushur kërkesat tyre në kohë sa më reale dhe të shpejtë, ndërkohë që i ofrohet lehtësi në veprimet bankare pranë mjediseve të reja me infrastrukturë moderne dhe komode. Meqënëse konsumatorët gjithnjë e më shumë po pranojnë dhe po përdorin shërbimet online si pjesë të pandashme të jetës së tyre të përditshme është e natyrshme që banka ti përgjigjet nevojave të klientë duke ndjekur tendencat e tyre për përdorimin e shërbimeve dixhitale në formatet si internet banking, mobile banking dhe nga ana tjetër, ti japë një dimension të ri ambienteve fizike. Degët tradicionale me shërbime cash do të vazhdojnë të operojnë njëlloj, ndërkohë që kjo degë vjen si një format i ri në epokën dixhitale ku banka shndërrohet në një ambient në të cilin kryhen operacione bankare por njëkohësisht klienti edukohet me teknologjinë, të cilën e vë në shërbim të stilit të tij të jetesës.
Sigal