Çmimet e barnave, Beqaj: Ulje 20% Braçe: Ka mungesë ilaçesh

773
Sigal

Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimet mbi projekt ligjin për barnat dhe shërbimin shëndetësor,ndërsa po raporton ministri  i Shëndetësisë, Ilir Beqja.  Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka thënë se Banka Botërore ka ngritur si shqetësim çmimet e barnave në vendin tonë.   “Sipas Bankës Botërore çmimet e barnave në vendin tonë janë më të shtrenjtat në BE, si do e zgjidhni këtë problem. Në vend mungojnë shumë ilaçe, keni marrë masa për këtë problem? ”, ka pyetur Braçe ministrin e Shëndetësisë.  Ndërkohë Beqaj ka thënë se ministria e tij synon vendosjen e rregullave për përdorimin dhe shitjen e barnave. Sipas ministrit ka pasur deri tani ulje me 20% te çmimeve të barnave. “Kemi realizuar ato që premtuam për 300 ditët e para. Do i përmbushin premtimet. Kemi një treg barnash qe shkon në 175 milion euro. 1 të 5 e shpenzimeve të buxhetit na shkon për barnat”, ka thënë ministri i Shëndetësisë. Një tjetër shqetësim që ka ngritur kryetari i këtij Komisioni është numëri i madh i farmacive jashtë kushteve normale. “A ka mundësi që farmacitë  të kënë distancë nga qendrat spitalore, pasi  tek Qendra Spitalore në Tiranë ka më  shumë farmaci se dyqane buke”, ka thënë Braçe.
Por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka thënë se farmacite reth QSUT-së do të mbyllen dhe do garantohet furnizimi i spitaleve. “Ato farmaci do të detyrohen të mbyllen. Ky problem zgjidhet tek qendra e licencimit”, ka thënë Beqaj.