“Çmenden” çmimet e fruta-perimeve dhe ëmbëlsirave, ekspertët kërkojnë formalizim të tregjeve

709
Sigal

Të dhënat e fundit të INSTAT për muajin nëntor flasin për rritje të çmimit të fruta-perimeve dhe ëmbëlsirave.

Por duke u zhvendosur drejt fundit të muajit dhjetor pritet një tjetër valë rritje, sikundër është kthyer në traditë tashmë, abuzimi me çmimet.

Ky shqetësim u diskutua në emisionin “Alert” të kësaj të premte, ku të ftuar të gazetarit Granit Sokolaj ishin Agim Rrapaj, President i këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Profesor Koço Brokaj, ekonomist.

Ata ndanë opinionet e tyre mbi këtë fenomen shqetësues, duke analizuar shkaqet dhe masat që duhet të marrin institucionet shtetërore.

Rrapaj: Tregtarët veprojnë në mënyrë të pakontrolluar pasi tek prodhuesi influencojnë tek çmimi që blejnë.Kjo pasi jo të gjithë prodhuesit mund të shkojnë në treg, janë të paorganizuar.Nuk mund të ndikojnë tek tregtari, tek sekseri, grumbulluesi.Kontrolle dhe rregulla të tjera nuk kemi që të fokusohen në këtë çështje, ku të bëjmë analizë pse u rritën çmimet. Janë disa masa administrative por rregullore që të rregullojnë procesin nuk kemi.Konsumatori këto ditë, ankohen pensionistët me të drejtë dhe të tjerë, por ka nga ata që nuk ankohen dhe thonë do ta përballojmë, një ditë është.  

Brokaj:Ka një shqetësim të natyrshëm.Fuqia blerëse e pensionistëve është e tillë që mbetet gjithmonë problem për ta. Problemi i çmimit të produkteve bujqësore është kompleks dhe duhet parë në terësinë e vetë.Kam ndjekur me shqetësim nivelin e ulët të disa produkteve bujqësore në këtë sezon.Çmimi i domates është shqetëses, gjatë gjithë verës është blerë me 80-100 lekë, ndërsa tani e gjen rëndom dhe me 50 lekë.Duhet menduar dhe për fermerin.Pse ka nivel të tillë dhe cili është çmimi dhe kostoja me të cilin e shet fermeri. Në vendin tonë vihet re një luhatje që është karakteristikë e efektit të çmimit sezonal.

Rrapaj: Është krijuar një lloj tradite kjo punë. Të mbyllen tregjet informale. Do ta vedosë tregu çmimin, por në të njëjtën kohë di çfarë ha.Është i domosdoshëm formalizimi.