Cilësia e karburanteve, Doganat “Janë marrë masa për 130 subjekte”

738
Sigal

130 pika karburantesh në gjithë vendin janë kapur me shkelje, pas një kontrolli të Departamentit të Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar për periudhën qershor deri në dhjetor janë kontrolluar 1250 pika karburante në të gjithë Shqipërinë.

Sipas doganave, 130 subjektet që kanë shkelur ligjin, një pjesë e tyre kanë  bërë përzierjen e karburanteve të certifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjetikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë, ndërsa janë vendosur penalitete në total në masën 152,600,000 lekë.