Cani në Morinë: Terminali i ri doganor, lehtësim për tregtinë e lirë

646
Pika e Kalimit Kufitar të Morinë ka qenë bndalesa e paradites së sotme për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, për të inspektuar punimet në terminalin e ri doganor. 
Duke u shprehur se qeveria shqiptare e ajo kosovare kanë objektiv përmirësimin në fushën fiskale, ministri Cani tha se synohet krijimi i lehtësirave për tregtinë e lirë e lëvizjen në të dyja anët e doganës. 
Kreu i Financave tha ndërkaq se me realizimin e terminalit të ri doganor synohet të krijohet edhe përmirësim i shërbimeve në këtë pikë doganore. 
Cani u shpreh ndërkaq, se për përfundimin e këtij objekti por vijon puna 24 orë, ndërsa shtoi se realizimi i punimeve për terminalin e ri doganor kap një kosto prej 600 mijë dollarë.
Sigal