Cani në Komisionin e Ekonomisë: Paketa fiskale 2016 nuk ka rritje taksash

680
Paketa fiskale e vitit 2016 nuk ka rritje taksash ka deklaruar ministri i Financave Shkëlqim Cani në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ulja e taksave tha ministri vjen pas reformave të suksesshme, duke përmendur si më të rëndësishmen zerimin e taksës për biznesin e vogël me të ardhura deri në 5 milionë lekë në vit.
Cani tha se rritet taksa për makinat luksoze, dhe me këtë emërtim janë makinat me cilindratë mbi 3 mijë kubikë. 
Lidhur me akcizën e birrës që ka shkaktuar mjaft debat këto ditët e fundit, Cani tha se diferenca mes importit dhe prodhimit vendas prapë është lënë, dhe se është bërë një përafrim. 
“Masë rregulluese, ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës. Deri në 31 dhjetor të këtij viti, ligji e ka përcaktimin të tillë që ndan në dy grupe të mëdha prodhuesit, dhe importuesit e birrës. Me ligjin aktual akciza që zbatohet nën 200 hektolitra është sa gjysma e asaj që zbatohet mbi 200 hektolitra. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë një përafrim dhe e kemi lënë përsëri diferencën midis birrës së prodhuar apo importuar nën 200 mijë hektolitra në 400 lekë, kurse për ata mbi 200 mijë hektolitra e kemi bërë 600 lekë. Prapë diferencën e kemi lënë. Ata që prodhojnë mbi 200 mijë paguajnë 50% më shumë akcizë”, tha Cani.
Sigal