Cani: Finalizimi i marrëveshjes në fillim të 2014-s

691
Sigal

Arrihet marrëveshja me FMN e BB, qeveria 1 mld dollarë kredi në 3 vjet

Pas 3 muajsh diskutime intensive, Qeveria shqiptare duket se ka finalizuar marrëveshjen me FMN-në dhe Bankën Botërore, për një marreveshje prej rreth 1 miliard dollarësh për tre vjet, e ndarë në 300-350 milionë dollarë çdo vit. Ministria e Financave ka organizuar mbrëmjen e djeshme një konferencë të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën e Shqipërisë dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij prezantuese, ministri Shkëlqim Cani theksoi se ekonomia është duke operuar nën potencialin e vet dhe se nxitja e saj nëpërmjet borxhit publik është e pa dëshirueshme duke parë se Shqipëria ka një borxh publik të lartë. “Në dy javët e fundit në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falenderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë. Plan afatmesmë që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike. Rritja reale për 2013 mendohet diku te 1,3%, ndërsa për 2014 gjykimi i përbashkët për rritjen është 2%, diçka më mirë, por larg atyre objektivave që do dëshironim. Kërkesa e brendshme ende e dobët si pasojë e faturave të papaguara. Rritja kryesisht nga kërkesa e jashtme. Kontributi i kufizuar si pasojë e nivelit të kësaj dege dhe kushteve të pafavorshme në Eurozonë dhe në fqinjët tanë. Ekonomia po operon nën potencialin e vet dhe nevojitet gjetja e mundësive dhe çdo rruge për ta mbështetur. Nxitja e ekonomisë me borxhin publik është një opsion, por i padëshiruar,se Shqipëria ka nivele borxhi që do t’i quaja të larta. Borxhi publik është i kushtueshëm. Shpenzimet për interesin sa gjysma e investimeve publike apo diçka më shumë. Këto zvogëlojnë hapsirën për shpenzime të tjera.”- u shpreh Cani. Ai theksoi se mbetet prioritet shlyerja e faturave të pa paguara.“Është një nga prioritetet tona shlyerja e faturave të papaguara. Duke filluar nga janari i vitit 2014. Ajo që është e rëndësishme, qeveria në bashkëpunim me FMN dhe Bankën e Shqipërisë është e angazhuar dhe i ka identifikuar rrugët që mos kemi më në të ardhmen vonesa me pagesën e punëve publike, shërbimeve, tvsh-së së rimbursueshme. Përveç shqyerjes së detyrimeve të vonuara kemi marrë masat për të mos krijuar detyrime të reja.”- deklaroi Cani.

Fullani

Ndërkaq Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme. “U diskutua gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale. Objektivi ynë është rialokimi i burimeve financiare. Do të kërkohet edhe vazhdimi i reformave strukturore nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe kualifikimit të punonjësve” u shpreh Fullani.

Ilahi: Mbështetja synon rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare

Përfaqësuesi i FMN, z Ilahi theksoi se paketa ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare do të ringrejë rritjen e ekonomisë. Sipas tij, paketa ekonomike është në përputhje me standardet e BE. “E gjithë kjo paketë e politikave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të programit të FMN do të ndihmojnë që ekonomia të informohet, të jetë e hapur ndaj investitorëve të huaj. Këto reforma do ndihmojnë dhe në integrimin në BE”. Përfaqësuesi i FMN-së sqaroi se mbështetja synon kryesisht rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe që masat që do të ndërmerren nga ana fiskale të mos i sjellin shqetësime tregut. “Analizuam problemet ekonomike. FMN ka arritur marrëveshje për programin ekonomik. Ka qenë ky mision, por krahas tij kanë qenë disa misione, krahas misionit të programit financiar ka qenë edhe misioni i mbështetjes teknike. Mendohet të mbështetet përmes një linje financimi 300 milion euro. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare do finalizohet kur të ekzekutohet nga bordi ekzekutiv i FMN. Programi është hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike në periudhën ekonomike afatmesme 2-5 vjeçar. Ideja është që të ofrohet kjo mbështetje për të ulur pikat e dobëta, përsa i përket borxhit. Pastrimit të detyrimeve të prapambetura e cila do të rriste besimin në sektorin bankar për të ofruar më shumë kredi. Gjatë programit do shikojmë që të kemi mundësi t’i zbusim objektivat tanë për rregullimin fiskal. Nga ana fiskale kjo ka parashikuar që masat që do të merren mos shqetësojnë tregun.”- u shpreh Ilahi.

Bankat

Përfaqësuesi i FMN, z Ilahi theksoi se vlerëson masat marra nga BSH rreth politikave monetare. “Fusha e politikës monetare, kam parë masat më të fundit që ka marrë Banka e Shqipërisë, lidhur me lehtësimin monetar dhe kjo bëhet kur kërkesa është e dobët, duke pasur këtë situatë të dobët dhe si të thuash mungesën e dëshirës për të marrë përsipër riskun e kreditimit për të ndihmuar dhe ata që kanë marrë kredi për shlyerjen e tyre”.

“Croën Agents”

FMN vlerëson asistencën e kompanisë angleze, “Croën Agents” në dogana. “Croën Agent do fusë një element transparence dhe ulje të korrupsionit në dogana”.