Cani: Ashpërsim i masave për shkeljet në dogana e tatime

662
Komisioni i ligjeve shqyrtoi sot projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7895,datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se projektligji parashikon ashpërsimin e masave në luftën për 2 lloj shkeljesh.
Cani: “Projekti parashikon ashpërsimin e masave në luftën për 2 lloj shkeljesh. Ashpërsim i masave për shkeljet në dogana dhe në tatime.Kur ka çështje të përsëritura në bashkëpunim, masa ashpërsohet. Kur tregtohen mallrat kontrabandë gjobë ose burg deri në 3 vite. Largimi i mallrave pa leje në zonat doganore, dënim me 7 vite burg. Në shkeljet tatimore futen bizneset e paregjistruar, pa kasë fiskale”.
Nga ana tjetër, Ministrja Ermonela Felaj tha se krimet në fushën e doganave mbetet i njëjtë si nocion në Kodin Penal. Ajo shtoi më tej se janë plotësuar boshllëqet në kodin penal për kontrabandën.
Opozita në Komision është shprehur kundër ndryshimeve. Sipas deputetit, Eduart Halimi, përmes këtij ligji qeveria nuk bën asgjë më shumë përveçse heq gjobat dhe ofron si zgjidhje burgun.
Halimi: “Hoqën gjobat, qeveria ofron si zgjidhje burgun. Sot kemi një problem se si të mbushim arkën me 200 mln USD evazion. Nuk janë kapur evazorët e mëdhenj dhe nuk janë dënuar .29 amendamentet pro ashpërsimit të dënimeve për evazionin”.
Por sipas Majkos opozita abuzon kur thotë se masat bien mbi qytetarët, pasi sipas tij ligji ka për qëllim dënimin e kontrabandistëve në dogana dhe tatime.
Halimi: “Nuk është arrestuar asnjë abuzues në dogana, u kapën hallexhinjtë. Jemi për të luftuar evazionin, por kjo nuk bëhet duke kërcënuar qytetarët”.
Sigal