Buxheti 2017, Banka Shqiptare apelon për skenare rezervë

751
Sigal

Sipas Bankës së Shqipërisë,
buxheti i 2017 është konsolidues dhe duke përjashtuar efeket që mund të vijnë
nga sjellja e administratës në një vit elektoral, të ardhurat janë të
realizueshme.


Gjithsesi,
sipas saj duhet që të merreshin në konsideratë edhe skenarët e mos realzimit të
tyre, në mënyrë që edhe parametrat e tjerë të buxhetit si shpenzimet dhe
deficiti të ndryshonin në raport të drejtë me mosrealizimin e të ardhurave.

“Në rast se të ardhurat buxhetore do të jenë poshtë nivelit
të planifikuar dhe në rast se kjo diferencë është më e madhe se kontigjencat e
parashikuara në buxhet, Qeveria duhet të marrë masa shtesë për respektimin e
deficitit buxhetor. Kjo nënkupton reduktimin e shpenzimeve në masë të njëjtë me
atë të mosrealizimit të të ardhurave”, deklaroi Guvernatori Gent Sejko.

Banka gjykon se duhet bërë kujdes me marrjen e borxhit në
valutë për shkak të luhatjeve që mund të vijnë nga kursi i këmbimit në terma
afatgjatë.

“Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen në ekspozimin në
rritje që niveli dhe kostoja e shërbimit të borxhit kanë ndaj lëvizjeve të
kursit të këmbimit. Kjo nënkupton nevojën për kujdes të shtuar ndaj huamarrjes
së huaj, sidomos të saj në terma tregtarë, që duhet trajtuar si alternativë e
fundit në listën e burimeve të mundshme të financimit”, deklaroi
Guvernatori. 
 

Banka e Shqipërisë inkurajon në përzgjedhjen e investimeve
me rentabilitet.