Bujqësia në krizë, shqiptarët ushqehen me prodhime të jashtme

565
Sigal

Shqiptarët ushqehen me produkte të jashtme, në 2019-n janë importuar 55 miliardë lekë prodhime bujqësore

Edhe pse ekonomia e vendi tonë është e përbërë në masë nga sektori bujqësor-industrial, sërish vijojmë të jemi të varur masivisht nga importet. Politikat e zbehta mbështetëse ndaj këtij sektori, informaliteti i lartë dhe problemet me pronësinë mbi tokën kanë bërë që bujqësia të mos zhvillohet me vrullin e nevojshëm dhe potencialin që ofron. Shqipëria ka importuar 54.9 miliardë lekë produkte bujqësore, blegtorale dhe agro-industriale në 5 muajt e parë të vitit. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë importet janë rritur me 19.4 për qind, duke bërë që të jenë 3.7 herë më të larta se eksportet. Kontributin kryesor në rritje për këtë periudhë e ka dhënë blegtoria. Sa i përket të dhënave totale, vendi ynë importon më së shumti produkte agro-industriale, në vlerën e rreth 28.1 miliardë lekëve, më pas renditen produktet bujqësore dhe peshkimi, me rreth 11.1 miliardë lekë. Ndërsa sasi dhe vlerë më të vogël zënë produktet blegtorale me me rreth 4.5 miliardë lekë.