Bujar Leskaj:Ja pushtetarët që kanë vjedhur 130 miliardë lekë

741
Sigal

  KLSH-ja zbardh raportin vjetor 2012 të kontrollit të ushtruar në entet publike, institucione të pushtetit qendror e vendor

Dje, kryetari i KLD-së, Bujar Leskaj ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë raportin vjetor për punën e KLSH-së, gjatë vitit 2012. Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj, vuri në dukje se vitin e shkuar KLSH realizoi 177 auditime, nga 153 të planifikuara dhe përfundoi plotësisht 158 prej tyre.  Gjatë auditimeve të kryera në vitin 2012, KLSH-ja vërejti parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat e mbledhura dhe në shpenzimet e kryera nga entet publike të audituara, institucione të pushtetit qendror dhe vendor, me dëm ndaj buxhetit të shtetit në shumën 13.522. 392.000 lekë ose 97.3 milionë euro. KLSH ka rekomanduar që kjo shumë të zhdëmtohet në masën 100 %”, deklaroi Leskaj.

Ai tha se KLSH-ja ka zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme prej 1.842. 998.000 lekë, ose 13.2 milionë euro. “Shkeljet financiare janë vërejtur kryesisht në prokurimet publike, në shitjen dhe dhënien me qira të pasurisë shtetërore, në urbanistikë, në shpenzimet operative, në doganat, në tatimet e taksat etj”, raportoi Leskaj.  Leskaj siguroi se, llogaridhënia dhe transparenca janë dy parimet kryesore të qeverisjes së mirë në sektorin publik dhe përgjegjësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), si institucioni më i lartë i auditimit të jashtëm publik, është që të kontribuojë në transparencën dhe llogaridhënien e menaxhimit të fondeve publike.  Më tej, kreu i KLSH-së vërejti se ndërsa në përmbushjen e rekomandimeve të institucioneve për masat organizative, disiplinore dhe administrative ka nivel të mirë zbatueshmërie, masat për largime nga puna të punonjësve të gjetur me shkelje janë në nivel shumë të ulët. “Ky mosrealizim ka ardhur nga serioziteti i paktë i enteve të audituara në ndëshkimin e shkelësve të ligjit brenda stafit të tyre. KLSH-së i del detyrë e rëndësishme për këtë vit që të ngrejë në një nivel të pranueshëm këtë tregues shumë të rëndësishëm për kulturën e ndëshkueshmërisë në administratën publike”, theksoi kryetari i KLSH-së.

Zbardhja e raportit vjetor të 2012-s  të KLSH-së

Për vitin 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 177 auditime, nga të cilat: 158 janë të përfunduar e të evaduar. Gjithashtu, KLSH-ja ka trajtuar edhe 358 letra dhe ankesa, për probleme të ndryshme, nga të cilat 111 u konstatuan jashtë kompetencave dhe juridiksionit të tij. Nga 247 kërkesa dhe ankime në kompetencë të KLSH, 171 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 76 janë në vazhdim të verifikimit. 84.3 % e ankesave të adresuara KLSH-së  i takojnë administrimit financiar, fushës së prokurimit publik, privatizimit dhe kthimit të pronës.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë zbuluar:

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 135 miliardë lekë.

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme18,4 miliardë lekë.

Këto shkelje financiare me dëm efektiv dhe ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituar i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2008-2011 dhe 9-mujorit të vitit 2012, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit.

A. Shkeljet me dëm ekonomik janë konstatuar si më poshtë:

1. Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 673 997 000 lekë, konstatuar në:

– ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Tiranë, në vlerën totale 606 927 000 lekë, si pasojë e mosushtrimit të penaliteteve për shkeljet e kushteve të kontratave koncesionare nga 24 koncesionarë dhe mos ndjekjen e procedurave ligjore për arkëtimin e dëmit të tyre ekonomik në vlerën prej 595 146 000 lekë, si edhe për mos llogaritje e mosarkëtim në favor tëMETE-s të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e lidhura për “Fee koncesionare”, ku vetëm nga 5 shoqëri koncesionare, që disponohen dokumente (nga 13 shoqëri koncesionare të tilla) është shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 11 780 652 lekë vetëm për dy vjet aktivitet prodhimi dhe shitje të energjisë elektrike.

–  Bashkitë: Laç, Korçë, Klos, Rrëshen, Memaliaj, Berat, Elbasan, Pukë dhe Komunën Lenie, Gramsh, në vlerat respektive 28 121 000 lekë, 4 451 000 lekë, 882 000 lekë, 743 000 lekë, 284 000 lekë, 193 000 lekë, 120 000 lekë, 81 000 lekë, dhe 91 000 lekë, për mosarkëtim të qirave për ambientet e dhëna me qira të tretëve.

–  Komunën Pezë, Tiranë, në vlerën 3 640 000 lekë, për mospagesën e vlerës së qirasë për 6 500 m2 tokë, nga një subjekt privat.

– Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Tiranë, në vlerën 349 000 lekë, si përfitim i padrejtë i një shoqërie, nga ankandi i zhvilluar për shitje skrapi nga Bordi i Kullimit Shkodër.

– Bashkinë Selenicë, në vlerën 41 000 lekë, si diferencë çmimi në përllogaritjen e kontratës për tokë të marrë me qira.

– Bashkinë Bulqizë, në vlerën 3 600 000 lekë, për mospagesën e qirasë së truallit për ndërtim nga 24 persona.

– Komunën Zharëz, Qarku Fier, në vlerën totale prej 5 853 000 lekë, për

mosarektimin e qirasë dhe të kamat vonesave nga subjekti për shfrytëzim të sipërfaqes së truallit prej 726 m2 në vlerën 5 804 000 lekë, si edhe për mos arkëtim të qirasë për tokën bujqësore në vlerën 49 000 lekë.

– Komunën Bërzhitë, Qarku Tiranë, në vlerën 2 049 000 lekë, për moslikuidim të qirasë për pyje dhe kullota.

– Bashkinë Pogradec, në vlerën 132 000 lekë, si pagesë e padrejtë për qira parkimi për dy autobusë të dalë jashtë përdorimit.

–  Bashkinë Sarandë, në vlerën 220 000 lekë, për mospagesën e qirasë për sipërfaqen e truallit nën objekt nga 5 subjekte.

– Bashkinë Himarë, në vlerën 230 000 lekë, si diferencë e palikuiduar e qirasë për kullota dhe livadhe nga dy subjekte.

– Portin Detar Sh.a., Shëngjin Lezhë, në vlerën totale 657 000 lekë, për aplikim të gabuar të tarifës së dhënies me qira, përfituar padrejtësisht nga dy subjekte.

Shkelje të disiplinës financiare në shumën e 18,5 miliardë lekë

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 1 842 998 000 lekë dhe konkretisht në :

-METE, si pasojë e moszbatimit të akteve nënligjore në fuqi në fushën e dhënies me koncesion në industrinë e bakrit, kromit dhe energjetikës, në shumën 1 113 730 000 lekë të reja.

–  Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Tiranë, si pasojë e menaxhimit të dobët të punës për llogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave duke krijuar debitorë në vlerën 132 877 000 mijë lekë.

– Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Tiranë, nga shpërndarja falas të fletoreve zyrtare dhe botimeve të tjera, si dhe shitja e disa botimeve nën koston e prodhimit në shumën 22 553 000 lekë.

– Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizime, sh.a., Tiranë, si pasojë e parashikimit më tepër të vlerës së kontratës në punimet e ndërtimit dhe rehabilitimit të 4 ujësjellësve në shumën 13 756 000 lekë.

– Shërbimin Social Shtetëror, Tiranë, në vlerën totale 21 754 000 lekë, si përfitime në mënyrë abuzive nga skema e ndihmës ekonomike të 4 141 familjeve në shumën 12 498 000 lekë, si dhe pagesa të paligjshme për 441 raste si persona me aftësi të kufizuar në shumën 9 256 000 lekë.

–  Inspektoratin Shtetëror të Punës, Tiranë, si pasojë e mos arkëtimit të gjobave të vendosura e të pakontabilizuara në vlerën 94 500 000 lekë,

– Qendrën Kombëtare për Fëmijë, Tiranë, si pasojë e përdorimit pa efektivitet e jashtë destinacionit të shumës 765 000 lekë.

–  Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, si pasojë e mos nxjerrjes së urdhrit të pezullimit për përfituesit abuziv dhe mos kontabilizim të tyre si debitorë në vlerën 26 624 000 lekë

– Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, në vlerën totale 8 031 000 leke, si pagesa të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për largim të padrejtë nga puna në vlerën 1 118 000 lekë dhe si përfitime financiare për projekte pa dokumentacionin e duhur justifikues në vlerën 6 913 000 lekë.

–  Prokurorinë e Përgjithshme, Tiranë, në vlerën totale 5 620 000 lekë, si pagesa të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për largim të padrejtë nga puna në vlerën 616 000 lekë; mos shtimin e vlerës së Aktiveve të Qëndrueshme të blerjes së automjeteve në vlerën 4 658 000 lekë dhe si pagesa për mbajtjen e 12 numrave të telefonisë fikse mbi nevojat e institucionit në vlerën 346 000 lekë

– Ministrinë e Brendshme, Tiranë, si pagesa të vendimeve gjyqësore të formës së prerë për largim të padrejtë nga puna në vlerën 37 841 000 lekë.

– Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe mbrojtjes së Konsumatorit, Tiranë, në vlerën totale 21 640 000 lekë, si evazion fiskal nga shitjet e prodhimeve në subjektet private të pa regjistruara në vlerën 4 200 000 lekë, mosarkëtim të vlerës së skrapit të shitur në shumën 2 281 000 lekë, mosarkëtim të vlerës së mjeteve bujqësore të dhëna në përdorim në vlerën 10 516 000 lekë ose rikthimin e tyre dhe pagese të padrejtë CEZ Shpërndarje Lezhë nga

llogaritje të gabuara në vlerën 4 643 000 lekë.

Të 40 kallëzimet penale janë në hetim

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 40 kallëzime penale, e konkretisht për: Zyrën Qendrore të ALUIZNI-it, Tiranë, Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Durrës, Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Vlorë, 2 (dy) kallëzime penale,  Bashkinë Përrenjas, Bashkinë Rrëshen, Bashkinë Korçë, Bashkinë Librazhd, Bashkinë Orikum, 2 (dy) kallëzime penale,  Bashkinë Këlcyrë, Bashkinë Pogradec, 2 (dy) kallëzime penale, Bashkinë Sarandë, 2 (dy) kallëzime penale. Bashkinë Himarë, 2 (dy) kallëzime penale,  ZVRPP, Fier,  ZVRPP, Lushnjë, Ujësjellës Kanalizime, Sh.a., Mat, Portin Detar, Sh.a., Vlorë, Operatorin e Sistemit të Trasmetimit, sh.a. Tiranë

• Autoritetin e Aviacionit Civil, sh.a. Tiranë, 2 (dy) kallëzime penale

• Projektin “Rehabilitimi i Spitalit të Shkodrës faza-III”, MSH, 2 (dy) kallëzime penale, Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve Nr.1, Sh.a., Tiranë, Albpetrol Sh.a. Fier, bërë 2 (dy) kallëzime penale, METE (për koncensionet), 2 (dy) kallëzime penale, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë, 2 (dy) kallëzime penale, Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Tiranë, Drejtorinë Arsimore Rajonale, Shkodër, Ministrinë e Brendshme, Tiranë

2. Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 444 573 000 lekë, e konstatuar në:

• Ministrinë e Brendshme, 225 679 000 lekë, KESH sh.a. 54 761 000 lekë, Bashkinë Pogradec  20 738 000 lekë, Bashkinë Korçë  17 672 000 lekë, Bashkinë Sarandë 12 743 000 lekë,  Bashkinë Tropojë  8 303 000 lekë, Bashkinë Himarë  8 135 000 lekë, Bashkinë Lezhë  5 336 000 lekë, Ministrinë e Bujqësisë,  3 972 000 lekë,  Drejtorinë Arsimore Rajonale, Shkodër  3 268 000 lekë, Ministrinë e Shëndetësisë, Tiranë 1 898 000 lekë, Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Sh.a.1 547 000 lekë,METE1 431 000 lekë,  Bashkinë Burrel  1 042 000 lekë, Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor 965 000 lekë, Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Tiranë 945 000 lekë, Ministrinë e Drejtësisë, 880 000 lekë,  Bashkinë Bulqizë  824 000 lekë, Bashkinë Elbasan 780 000 lekë, Bashkinë Berat 765 000 lekë Bashkinë Laç 762 000 lekë, Bashkinë Rrëshen 740 000 lekë, Bashkinë Gramsh 707 000 lekë, Bashkinë Pukë  453 000 lekë, Bashkinë Tepelenë 421 000 lekë,  Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Tiranë 369 000 lekë, Bashkinë Rrogozhinë  367 000 lekë, Bashkinë Peshkopi  320 000 lekë, Bashkinë Peqin 298 000 lekë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 287 000 lekë, Bashkinë Shkodër 268 000 lekë, Bashkinë Delvinë 259 000 lekë, Bashkinë Shijak 252 000 lekë, Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë 147 000 lekë, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Tiranë 120 000 lekë, Ministrinë e Turizimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Tiranë  61 000 lekë, Bashkinë Leskovik 8 000 lekë

– Bashkitë: Rrëshen, Peqin, Shkodër dhe Rubik, në vlerat respektive 11 629 000 lekë, 108 000 lekë, 8 222 000 lekë dhe 411 000 lekë si pagesa të pakryera (të llogaritura më pak) të taksës të ndikimit në infrastrukturë.

– Drejtorinë Rajonale e ALUIZNI-it, Vlorë në vlerën 426 000 lekë, nga mosarkëtimi i vlerës së taksës të ndikimit në infrastrukture.

– Komunat: Golem Kavajë; Qendër Bilisht Qarku Korçë; Bërzhit Qarku Tiranë dhe Zharëz Qarku Fier në vlerat respektive 4 218 000 lekë, 1 849 000 lekë, 706 000 lekë, dhe 107 000 lekë, nga mosarkëtimi i vlerës së taksës të ndikimit në infrastrukture.

– Këshillin e Qarkut Berat, në vlerën 588 000 lekë, nga moslikuidimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

4. Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 104 033 000 lekë, e konstatuar në:  Autoritetin e Aviacionit Civil, Tiranë, 56 791 000 lekë, Bashkinë Pogradec 12 176 000 lekë, Bashkinë Himarë 10 459 000 lekë,  Degën e Doganës Sarandë, Qafë-Botë 1 347 000 lekë, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Tiranë 1 297 000 lekë, Agjencinë e Mjedisit dhe Pyjeve, Tiranë  920 000 lekë, Projektin “Ndërtimi i Rrugës Kalimash-Rexhepaj”, ARRSH  905 000 lekë,  Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-it, Tiranë 480 000 lekë,  Bashkinë Përmet  305 000 lekë, Ministrinë e Shëndetësisë, Tiranë  230 000 lekë,  Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë 110 000 lekë, Bashkinë Berat 85 000 lekë

• Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit…. 70 000 lekë, Qendrën e Publikimeve Zyrtare, Tiranë  67 000 lekë, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Tiranë 64 000 lekë, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Tiranë 64 000 lekë, Bashkinë Elbasan 45 000 lekë, Bashkinë Laç 35 000 lekë, Bashkinë Cërrik 28 000 lekë, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Tiranë 15 000 lekë

5. Në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme prej 72 028 000 lekë, e konstatuar në: