BSH: Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 2 %

658
Mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit për lekun, sipas Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ajo mbetet në nivelin 2%.
Në një njoftim për shtyp BSH ka bërë me dije se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi u njoh me zhvillimet e fundit ekonomike monetare e financiare në vend vendosi që ta mbajë të pandryshuar këtë normë. Vendimi u mor këtë të mërkurë gjatë miratimit të raportit tremujor të politikës monetare nga ky Këshill.
Sejko: Inflacioni në rritje, po punojmë për zgjidhjen e kredive me probleme
Në lidhje me këtë, Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një deklaratë për mediat është shprehur se inflacioni në vend është rrituj në 3 muajt e fundit. Gjatë fjalës së tij Sejko është shprehur se buxheti dhe planet e parashikuara për 2015 parashikojnë një rritje të tregut fiskal. Më tej, ai është shprehur se po punohet për zgjidhjen e kredive me probleme
“Inflacioni është rritur në 3 muajt e fundit. Buxheti dhe planet e 2015 parashikojnë një rritje të tregut fiskal. Informacioni i ri i disponuar nuk e ndryshojnë trajektoren në rritjen të inflacionit, i cili pritet të rritet me 1.9 %”, tha Sejko.
Më tej, guvernatori Sejko është shprehur se në 2015-ën do të ketë një rritje më të madhe se gjatë 2014-ës
sejko
“Zgjerimi i kredisë është i ulët ndonëse niveli bankar është i kënaqshëm. Adresimi i pritur i kredive me probleme do të lehtësojë qasjet e bankave. Do të ketë kushte më të mira financimi në ditët në vazhdim. Këto politika do të jenë stimuluese për ekonominë. Në 2015 do të kemi një rritje më të madhe se gjatë 2014. Do të forcohet kërkesa agregate, si një instrument që do të ndikojë shumë në rritjen e ekonomisë. Kushtet monetare aktuale janë në përputhje më rritjen e çmimeve. Edhe në 3 muajt në vazhdim do të kemi një rritje të inflacionit”, theksoi ai.
Përsa i përket kredive të këqija, Sejko është shprehur se ky është një nga problemet që e kanë bankat në të gjithë botën edhe BSH-ja. Mesatarja e kredive me probleme është mesatarisht e lartë në të gjithë rajonin dhe ata njësoj si ne po mundohen ti mbajnë ato nën kontroll.
Sigal