BSH: Investimet e huaja u rritën 54%

698
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte për tremujorin e parë të këtij viti u rritën me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke kapur vlerën e 258 milionë eurove.
Kjo rritje ndjek ecurinë pozitive të vitit 2014, kur remitancat ju rikthyen rritjes, pas disa vitesh radhazi në rënie.
Gjatë viteve të fundit, shumë shqiptarë kanë lënë emigracionin dhe janë kthyer në Shqipëri me kursimet e tyre, faktor që është reflektuar në rritje të remitancave.
Rritja e remitancave është një faktor që ka ndikuar pozitivisht në ngushtimin e defiçitit të llogarisë korrente të vendit, që për tremujorin e parë të vitit kishte vlerën e 230 milionë eurove nga 272 milionë eurove që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sigal