BSH drejt Guvernatorit të huaj “Ekonomia” ndryshon ligjin

658
Sigal

Komisioni i Ekonomisë ka votuar në parim ndryshimin e kërkuar nga deputetë të Partisë Socialiste për ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”, që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së një Guvernatori me shtetësi të huaj.

29 deputetë socialistë dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe tha se kriteret për Guvernatorin e BSH në Kushtetutë nuk thone duhet të jetë i huaj apo vendas.
 
“Kjo është vetëm në ligjin për Bankën e Shqipërisë. Prandaj do e bejme njëlloj me Kushtetutë. Ky ligj nuk synon që të favorizojë shtetas të huaj për anëtarë të Këshillit Mbikqyres, por ky ndryshim mund të favorizojë shqiptaret që për shkak të emigracionit nuk kanë kombësinë shqiptare”, deklaroi Braçe, ndërsa theksoi se në komisionin që ai drejton nuk ka ardhur asnjë kandidature e huaj.
 
Kjo nismë vjen në prag të dekretimit të emrit të Guvernatorit të ri. Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, deklaroi pak ditë më parë se pas festave kombëtare do të dekretojë emrin e pasuesit të Ardian Fullanit.