BSH: Aftësia paguese afatgjatë është përkeqësuar

745
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë marrë në analizë ecurinë e borxhit të jashtëm të vendit, duke konstatuar se treguesit e aftësisë ripaguese të tij në afatgjatë janë përkeqësuar. Përkeqësimi ka nisur që në vitin 2008 dhe banka ka arritur në këtë konkluzion, duke analizuar disa tregues, si valuta që vjen nga eksporti, të ardhurat fiskale dhe performanca e ekonomisë. Ndërsa qeveria do të përballet vitin e ardhshëm me sfidët e uljes së borxhit publik, cka do të shoqërohet me tkurrje të shpenzimeve Banka e Shqipërisë konstaton se aftësitë paguese në afatgjatë të borxhit janë përkeqësuar, duke analizuar disa tregues, si valuta që vjen nga eksporti dhe të ardhurat fiskale.

Institucioni mbikëqyrës bankar ka publikuar “Analizën e Borxhit të Jashtëm Bruto” për tremujorin e dytë të këtij viti, ku analizon ecurinë e këtij treguesi. Raporti konstaton se treguesit e aftësisë ripaguese afatgjatë të borxhit të jashtëm janë përkeqësuar, duke nisur nga viti 2008. Kjo duke pasur parasysh valutën që futet në ekonomi nëpërmjet eksportit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe fluksin e të ardhurave fiskale gjithashtu ndikon në mbulimin e një pjese të borxhit. Banka e Shqipërisë vlerëson se aftësia afatgjatë ripaguese e vendit është e lidhur ngushtë me performancën e ekonomisë. Qeveria ka marrë përsipër të ulë vitin e ardhshëm nivelin e borxhit në 70.9% nga mbi 72% që pritet të mbyllet 2015-ta. Nje objektiv qe nuk do te jete i lehte per t’u realizuar dhe qe do te detyroje ekzekutivin te tkurre shpenzimet dhe te mos rrise per te tretin vit rradhazi pagat dhe pensionet.
Sigal