Sigal

Sipas një studimi të financuar nga Komisioni Evropian, 65% e familjeve shqiptare nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të përballuar një javë pushime larg shtëpisë.

Në studim theksohet se kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të madhe me vendet fqinje, ku përqindja e familjeve që nuk mund t’i lejojnë vetes një javë pushime shkon nga 38% në 47%.

Plazhet në Vlorë në mes të sezonit turistik janë bosh në pjesën më të madhe të tyre.

Edhe pse bizneset kanë investuar shuma të mëdha të hollash në pritje të turistëve, ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Rama, siç tregohet në videon që shoqëro lajmin, ato janë thuajse bosh.