Braçe-qeverisë: Koncensionaret të ulin koston për kasat fiskale

830
Sigal

TIRANE – Në kushtet kur mospajisja e bizneseve me kasë fiskale është konsideruar vepër penale, qeveria duhet t’i krijojë lehtësi qytetarëve, veçanërisht bizneseve të vogla, dhe të ulë koston e kasës fiskale. Këtë appel ia adresoi qeverisë deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, gjatë seancës parlamentare të kësaj të enjteje. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se qeveria duhet që të rishkohë marrëdhëniet me kompanitë koncensionare që sheshin dhe mirëmbajnë kasat, për shkak se sipas tij, kostoja është shumë e lartë.

« Por ajo që mbetet sot në fuqi është kostoja shumë e lartë veçanërisht për biznesin e vogël e pajisjes me kasë fiskale. 430-450 dollarë është kostoja e një kase fiskale, për të vazhduar me 39 dollarë kostoja e tansmetimit online e të dhënave përmes kasës fiskale. Për të vazhduar me 32 dollarë për kontrollin teknik të kasës fiskale, me 150 dollarë kontratë shërbimi 1 vjecare për kasën. Të gjtiha në total shkojnë 671 dollarë në vit dhe më keq akoma, 220 dollarë janë vetëm kosto vjetore për mirëmbajtje dhe shërbim. Është një kosto e madhe po e apeloj edhe njëherë qeverinë që të shohë marrëdhëniet me kompanitë konsensionare që operojnë në fushën e shitjes dhe mirëmbajtjes së kasave për të ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen e kosotove vecanërisht për biznesin e vogël po edhe atë që është biznes i madh dhe që detyrohet që për çdo vend shitje të ketë nga një pajisje fiskale » tha Braçe.

Sipas tij, tani që janë vendosur rregulla të qarta dhe mospajisja me kasë është konsideruar vepër penale, do të duhet që qeveria të bëjë çmos për të ulur kostot e mbajtjes, instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale në çdo subjekt. – See more at: http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/bra-e-qeveris–koncensionaret-t–ulin-koston-p-r-kasat-fiskale-257079.html#sthash.PzX4Y6Bi.dpuf