Braçe: Qeveria të kontrollojë koncesionet, janë bërë monopole

706
Një e pjesë e koncesioneve në Shqipëri janë kthyer në monopol. Shqetësimi u ngrit nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, i cili kërkoi nga qeveria të nisë një analizë të thellë për gjithë koncesionet.
Erion Brace: Për të gjitha ata zyrtarë të administratës së shtetit që duke shfrytëzuar ose jo hapësira të ligjit, apo në procedura tërësisht abuzive kanë nënshkruar procedura të tilla të cilat kanë favorizuar subjekte të ndryshme në kushte monopol dhe me barrë të madhe për qytetarët e Shqipërisë.
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat” do të ofrojnë një transparencë të plotë të procedurave për dhënien e koncesioneve.
Arben Ahmetaj: Të korigjojë njëherë e mirë dhe të futi në shinat e transparencës mënyrën e dhënies së koncesioneve duke përmirësuar këto elementë, sidomos abuzimin me oferta minimaliste.
Ndryshimet kaluan pa debat, kjo edhe për shkak të mungesës së opozitës në tryezën e Komisionit të ekomisë që përfaqësohej vetëm nga deputeti Dashamir Shehi.
Sigal