Braçe-Canit: Akciza e cigareve po rritet para ligjit, sill listë të çmimeve

363

TIRANE – Komisioni parlamentar i Ekonomisë është përfshirë nga debate në mbledhjen e kësaj të hënë, sa i përket akcizës së cigareve, ligj që pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament.

Ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili i ka kërkuar Ministrit të Financave Shkëlqim Cani listën e çmimeve të cigareve nga korriku e tutje, duke pretenduar se çmimi është rritur para se të hyjë në fuqi ligji. Një fakt që për Canin nuk gjendet në terren dhe është i kundraligjshëm, sepse duhet miratuar ligji për akzcizën që te rritet çmimi.
 
Braçe: Pse rritet çmimi i duhanit kur akciza s’është miratuar? 
Cani: Duhet të hyjë në fuqi ligji që ta zbatojmë 
Braçe: Kërkoj çmimet e duhanit që nga muaji korrik.
 
Shitës ambulantë kanë filluar të rrisin çmimin e cigareve pavarësisht se ligji ende nuk ka hyrë në fuqi. Sipas Braçes bizneseve u është bërë i ditur plani tarifor mbi mënyrën se si do të rritet akciza, që sipas tij, ka bërë që bizneset të blejnë mall para rritjes së akcizës dhe futjes në fuqi të ligjit këtë javë. Braçe thotë se malli është grumbulluar stok me çmimin aktual, në mënyrë që të dalin më të fituar duke e shitur me çmimin e ri.