Braçe: “Banka e Shqipërisë asnjë lek nga buxheti i shtetit”

677
Sigal

Një ndër kritikuesit më të ashpër të mënyrës se si është menaxhuar Banka e Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit se paratë e vjedhura në BSH do zëvendësohen nga buxheti i shtetit. Ai ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk do të marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit. Sipas Braçes, nuk mund të jepen lekët e qytetarëve për luksin e BSH-së.

Nëse Bankës së Shqipërisë do t’i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve”, ka thënë deputeti socialist.