Borxhi i jashtëm i Shqipërisë, Raporti i Bankës së Shqipërisë: 210 milion euro më shumë borxh

923
Borxhi publik i vendit është rritur sërish gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të parë të 2015, qeveria e ka çuar nivelin e borxhit në 2.8 miliard euro, duke e rritur atë me 210 milion euro në tre muaj, ose ndryshe nëse e krahasojmë me fundin e 2014.
Ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, borxhi i jashtëm është rritur me 550 milion euro.
Rritja e borxhit ishte pritshme në kushtet kur qeveria po merr këstet e huasë nga marrëveshja me FMN, ndërkohë që kredia e marrë gjatë kësaj periudhe edhe tek BB, siç ishte rasti i financimit për sektorin energjitik.
Borxhi i jashtëm i vendit pritet të rritet më tej gjatë këtij viti me linjë e re të financimit nga BB, e cila do të përdoret si mbështetje buxhetore, por edhe për financimine disa projekteve.
Qeveria ka deklaruar se po merr borxh për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj biznesit të lëna nga ish-qeveria Berisha në përpjekje për të stimualuar sipërmarrjen private dhe për të injektuar oksigjen në ekonomi.
Por rritja e borxhit është kundërshtuar nga opozita e cila e akuzon kryeministrin Rama dhe kabinetin e tij për paaftësi në mbledhjen e të ardhurave dhe zhytje të vendit në krizë.
Banka e Shqipërisë ka konstatuar edhe rritje të stokut të borxhit të jashtëm bruto të vendit, tregues që në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 6.9 miliard euro.
Në këtë borxh përveç detyrimeve të qeverisë përfshihen edhe borxhet e korporatave, bizneseve, Bankës Qëndrore etj.
Sigal