Bode:Shqiptarët do punojnë 7 muaj për qeverinë, 5 muaj për familjet

659
Sigal

Sipas ish-Ministrit të Financave, Ridavan Bode qeveria po rrit çdo çdo taksë, duke vendosur praktikisht një taksë të sheshtë në nivelin 15%. Sipas tij me paketën e re fiskale dhe buxhetin e ri Shqipëria bëhet vendi me taksat më të larta në rajon.

“Shqiptarët do të punojnë 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj për familjet e tyre”, u shpreh Bode, ndërsa shtoi se praktikisht po vendoset tatim i sheshtë 15%, duke shndërruar Shqipërinë në vendi me taksat më të larta në rajon- deklaroi ish-ministri i Financave.

Një prej taksave që rritet me 50 % është ajo mbi depozitat. Qytetarët duhet të mendohen mirë tani, nëse ia vlen t’i depozitojnë paratë në bankë, apo do të kursejnë më shumë nëse i mbajnë poshtë dyshekut.

Me rritjen e taksës së qarkullimit familjet, fermerët industritë përpunuese, biznesi në tërësi, sipas Bodes, do të paguajnë gjithçka me çmim më të rritur.
Sipas Bodes premtimi elektoral për taksim të ndershëm ka rënë. Me këtë sistem fiskal, të varfëritë në shumicë dërrmuese do të paguajnë më shumë se bizneset.