Biznesi, rezerva të forta për udhëzimin e tatimeve

654
Nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi sistemi i ri i modernizuar tatimor “e- tax”, nëpërmjet të cilit bëhen on line të gjitha deklarimet e biznesit. Bashkë me sistemin, në fuqi ka hyrë edhe udhëzimi, ku përcaktohen detyrimet dhe të drejtat e administratës tatimore dhe biznesit në përdorimin e kësaj sistemi, ku gabimet përkthehen në gjoba për sipërmarrjen. Kjo e fundit shpreh rezerva të forta për udhëzimin, sipas së cilës në shumë pika përcaktohen vetëm detyrime për biznesin dhe asnjë për tatimet. “Administrata tatimore nuk garanton saktësinë, mjaftueshmërinë ose përsosmërinë e informacionit dhe dokumenteve të siguruara nga shërbimi e-tax”, theksohet në një pikat, që për biznesin përkthehet se administrata nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim mekanik, teknik apo matematik.

“Administrata tatimore nuk garanton se e drejta e aksesit për në sistemin e shërbimit e-tax ose infromacioni apo funksionet do të sigurohen të pandërprera dhe pa gabime, ose pa ndërhyrjen e një pale të tretë të paautorizuar në to”, është një tjetër pikë e udhëzimit e kundërshtuar nga biznesi, që pretendon se administrata nuk ka përgjegjësi nëse të heq mundësinë e përdorimit të aksesit dhe nuk të lë të deklarosh në kohë, ku për cdo vonesë gjobitesh. “Administrata tatimore nuk do të jetë përgjegjëse në asnjë rast që ka të bëjë me humbje ose dëmtime sido që të jetë shkaku i ardhjes së tyre”, është një tjetër pikë e kundershtuar nga biznesi, me pretendimin se administrata nuk mban përgjegjësi për asgjë. Të pyetur për udhëzimin në fjalë, burime zyrtare pranë tatimeve shpjegojnë se udhëzimi është hartuar me asistencën e FMN-së dhe Bankës Botërore, në përputhje me eksperiencat ndërkombëtare. Sipas tyre, udhëzimi garanton detyrime dhe të drejta për palët, por tatimet nuk mund të garantojnë për aksesin që persona të paautorizuar bëjnë nga llogaritë e tatimpaguesve.
Sigal