Biznesi i madh: Politikat fiskale nuk dhanë efektin e duhur

636
Politikat e ndërmarra nga qeveria dhe FMN për rritjen ekonomike të vendit kanë dështuar. Biznesi i madh ka ngritur si shqetësim faktin se rritja e ngarkesës fiskale nuk është përkthyer në zhvillim ekonomik.
Konfindustria vlerëson se politikat fiskale të ndërmarra në dy vitet e fundit nga ekzekutivi shqiptar me kërkesën dhe miratimin e FMN nuk kanë mundur që të mbështesin rritjen ekonomike të shpresuar.
Sipas Konfindustrisë të dhënat shfaqin shenja të qarta të dështimit në grumbullimin e të ardhurave buxhetore të parashikuara, problem që kërkon ndërhyrje të menjëhershme .
Biznesi ngarkon me përgjegjësi të qartë për dështimin e politikave fiskale dhe financiare të sipërpërmednura FMN por edhe qeverinë. Konfindustria vlerëson se mospërmbushaj e të ardhurave tatimore dhe doganore të planifikuara për 6-mujorin e parë të vitit 2015 me mbi 8 mld lekë flasin qartë për një rendiment të ulët fiskal të vendit.
Sigal