Biznesi gjerman: Qeveria shqiptare të krijojë një klimë transparente

703
Biznesi gjerman i kerkon qeverisë shqiptare qe të krijoj nje klime transparente. Në emer të shtetit gjerman sekretari në ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Rainer Baake deklaroi se është e rëndësishme te krijohet nje kuader ligjor i pershtatshem dhe te luftohet korrupsioni.
Krijimi i një kuadri ligjor është shume i rëndësishem . Ne kemi nënshkruar disa kontrata me shtetin shqiptar dhe e rëndësishme është që të luftohet korrupsioni. Investitorët dhe politikanët europiane i kushtojme vemendje të madhe transparencës dhe zgjedhjeve të ndershme lokale në kuadër të inicimit të negociatave për anëtaresim. Ne investitoret gjerman jemi te interesuar per nje menyre procedimi transparente.
Një vëmendje e vecantë iu kushtua edhe investimit ne portin e Durrësit.
“Zgjerimi i portit të Durrësit mund ta shnderrojë Shqipërinë në një port të madh hyrës mallarash për të gjithe Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë në forumin ekonomik ka qënë edhe dhoma e tregtisë dhe industries gjermane e cila ka theksuar se korrupsioni dhe informaliteti janë dy problemet kryesore në Shqipëri.
Ndërkohe ministri Ahmetaj ftoi investitoret gjermane të vijnë në Shqipëri duke i prezantuar me një sërë nismash.
“Energjia agrikultura e turizmi janë fushat kryesore të zhvillimit. Jemi të bindur se modeli i ri ekonomik po funksionin.”
Forumi Ekonomik Gjermani – Shqiperi, u organizua me rastin e vizites se sotme ne Tirane te Kancelares Gjermane Angela Merkel.
Sigal