Bizneset gati në falimentim. Çmimet e referencës në dogana po rrënojnë kompanitë shqiptare

783
Sigal

Skandali, Crown Agents zhdoganon mallin kinez për firmato

 Crown Agents përdor pa kriter çmimet e referencës ndaj biznesit shqiptar. Sipas kompanive shqiptare, abuzimet në këtë drejtim janë nga më të ndryshmet, ku për të njëjtin produkt, por me markë jo të njëjtë, aplikohen çmime të ndryshme reference. Këtë e konfirmojnë për “Telegraf” edhe burime të brendshme në administratën doganore, të cilët shprehen se “Crown Agents” përdor çmime referuese, të marra nga interneti në zhdoganimin e mallit dhe nuk merren fare parasysh dokumentet bazë të llogaritjes së vlerës doganore, që janë: faturat e blerjes, fatura e transportit dhe çdo dokument tjetër i verifikueshëm. Me gjithë propozimet e kompanive apo përfaqësuesve të tyre për të minimizuar këtë procedurë, që ndikon negativisht në mbarëvajtjen e biznesit të tyre, Drejtoria e Doganave bën spektatorin në gjithë këtë proces. Çmimet e referencës janë aplikuar, në më të shumtën e rasteve, si një formë për të realizuar planin e doganave (këtë radhë të Crown Agents). Ndërkohë që sipas ligjit shqiptar, referencat zbatohen vetëm atëherë kur ka dyshime apo paqartësi dokumentacioni, lidhur me çmimet e blerjes së mallit jashtë vendit. Çmimet e referencës janë kthyer në një shqetësim konkret për biznesin, i cili për çmimin e referencës paguan TVSH në doganë dhe tarifa të tjera, që rrisin çmimin.

“Tretja” e premtimit elektoral për heqjen e çmimeve të referencës

Edhe pse heqja e çmimeve të referencës ishte një nga premtimet më të bujshme që PS ka bërë në fushatë elektorale, biznesi importues do të vijojë të paguajë çmime reference për mallrat që kalojnë në doganë. Premtimi i dhënë për të gjitha kategoritë e bizneseve “u tret si kripa në ujë”, pasi qeveria nuk e ka përfshirë premtimin e saj në Kodin e ri Doganor, i cili hyn në fuqi në janarin e vitit 2015. Edhe pse ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar se heqja e referencave do të bëhet gradualisht, porse janari i 2015 nuk do të jetë muaji kur do të hiqen çmimet e referencë, duket se bizneseve u është shuar shpresa e heqjes së referencave. Sipas ligjit, referencat zbatohen vetëm atëherë kur ka dyshime ose paqartësi dokumentacioni lidhur me çmimet e blerjes së mallit jashtë vendit.

Kodi Doganor, Neni 34

Në Kodin Doganor të RSH, Neni 34 thotë shprehimisht se “Malli i importuar zhdoganohet me vlerën e transaksionit (faturës)”. Kodi Doganor është ligj i aprovuar ne Parlament. Krejt e kundërta ndodh në realitet. Në doganat shqiptare ekskluzivisht zhdoganojnë me çmime reference dhe jo vetëm që nuk marrin në konsideratë dokumentacionin që shoqëron mallin, por, edhe kur subjekti importues kërkon që dokumentacioni t’i hetohet dhe verifikohet, ata të drejtojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Dokumentet

Dokumentet bazë të llogaritjes së vlerës doganore janë fatura e blerjes, fatura e transportit, certifikata e origjinës dhe çdo dokument tjetër i verifikueshëm, si dokumentet bankare të çmimit të paguar, dokument-eksporti i vendit të origjinës, etj..