Bizneset do detyrohen të hapin llogari bankare për sipërmarrjet e tyre

847
Sigal

Një vendim i ri do t’i detyrojë bizneset e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit që të hapin një llogari bankare. Vendimi që është publikuar në fletoren zyrtare parashikon hapjen e llogarisë bankare për ato subjekte që nuk e kanë një të tillë, teksa afati është deri më datën 25 tetor të këtij viti. Ky ndryshim ka si synim reduktimin e ekonomisë informale dhe përdorimin e parasë fizike nga personat fizikë ose juridikë tregtarë. Për ato subjekte që nuk e zbatojnë këtë vendim parashikohen sanksione me gjoba deri në 100 mijë lekë të reja.

Kush përjashtohet

Sipas vendimit parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi tatimpaguesit, persona fizikë tregtarë të cilët realizojnë qarkullim e parave në vlera të ulëta. Si referencë vlere është marrë qarkullimi vjetor mbi 2 milionë lekë. Ndërkohë që për personat juridikë, ky detyrim shtrihet për të gjithë tatimpaguesit, përfshirë organizatat jofitimprurëse, pavarësisht qarkullimit që realizojnë.