Bien interesat e bonove, shkak kërkesa e ulët e qeverisë për borxh

821
Sistemi bankar është i mbushur me likuditet. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar depozitat në banka arritën në 1 trilion e 14 miliardë lekë, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Por ndërsa depozitat janë rritur, kredia ka mbetur thuajse në vend krahasuar me vitin 2016. Të mbushura me likuditet, bankat janë duke kërkuar rrugë të reja ku të investojnë, si dhënia e kredive për bizneset jashtë Shqipërisë, por edhe rendja për t’i dhënë borxh qeverisë. 
Në dy muajt e parë të vitit, borxhi që bankat i kanë ofruar qeverisë në ankandet e bonove të thesarit ka qenë gati dy herë më i lartë nga kërkesa e saj. Si rezultat, interesat e bonove kanë nisur të ulen sërish drejt minimumeve historike. 
Zhvillimet në tregun financiar dëshmojnë se ekonomia ka tepricë kursimesh, ku edhe pse interesat janë më të ulëta edhe sesa inflacioni, depozitat vazhdojnë të rriten më shpejtë se kreditë. 
Ky është një fenomen që vazhdon prej disa vitesh, por këtë vit situata mund të ndryshojë. Qeveria ka lajmëruar se do të nisë një program investimesh prej 1 miliard euro, i cili pritet të gjallërojë kredinë duke hapur një treg të ri, ku bankat të kanalizojnë kursimet e publikut.
Sigal