Bie aktiviteti i bankave greke në Shqipëri

703
Statistikat e Shoqatës së Bankave hedhin dritë mbi pasojat e forta të krizës së Athinës në sistemin bankar shqiptar dhe sidomos te bankat me kapital grek…Kriza e borxheve e vendit fqinj, që u intensifikua në tremujorin e dytë, duke rrezikuar deri daljen e Athinës nga euro ka dhënë ndikim të ndjeshëm edhe në sistemin bankar shqiptar. Statistikat e detajuara të publikuara nga Shoqata e bankave për tremujorin e dytë 2015 bëjnë të ditur se në fund të qershorit, pesha e aktiveve të bankave me kapital grek ndaj totalit zbriti në 15.3%, nga 16.8% në fund të vitit 2014, duke shënuar rënien më të fortë historike brenda një gjashtëmujori.
Sigal