BERZH: Rritja ekonomike në 2015 2.5%, TAP e përshpejton në 2016

673
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajti të pandryshuar vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në raportin e fundit për perspektivën e ekonomisë rajonale, BERZH-i thotë se prodhimi kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.5% këtë vit.
Por, sipas saj, vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3%, pasi ekonomia do të përfitojë nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik, përmirësimi i situatës në Eurozonë dhe efektet pozitive nga ulja e pritshme e kredive të këqija, të cilat mbeten më të lartat në rajon. 
Sigal