BERZH miraton strategjinë e re për Ballkanin, fokusi dekarbonizimi i sistemeve energjetike

600
Sigal

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka bërë së fundmi me dije se, bordi i drejtorëve të saj miratoi një strategji të re të sektorit të energjisë që përjashton financimin e projekteve të prodhimit të energjisë me qymyr. “Strategjia për pesë vitet e ardhshme thekson rritjen e investimeve në burimet e ripërtëritshme, duke mbështetur integrimin e sistemeve të energjisë, duke promovuar kalimin në burime më të pastra dhe më të qëndrueshme të energjisë dhe duke lehtësuar elektrifikimin si një mjet për të pastruar ekonomitë ku Banka investon”, theksoi BERZH. Miratimi i strategjisë së re është në përputhje me rekomandimet e BERZH-it për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat varen shumë nga thëngjilli për gjenerimin e energjisë elektrike, për të kaluar në hidrocentralet, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe gazin dhe për të ndërtuar më shumë lidhje energjetike, si një përpjekje për të ulur ndotjen. Huadhënësi tha se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia – vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga varësia e saj nga termocentralet e vjetruara. Strategjia e dekarbonizimit e miratuar këtë javë konfirmon se BERZH nuk do të financojë më prodhimin e qymyrit ose prodhimin e energjisë elektrike me qymyr, sipas njoftimit për shtyp. “Banka do të ndalojë financimin e çdo eksplorimi të naftës dhe nuk do të financojë projekte të zhvillimit të naftës, përveç në rrethana të rralla dhe të jashtëzakonshme, ku këto investime ulin emetimet e gazrave serrë”, vuri në dukje BERZH.Megjithatë, banka tha se do të vazhdojë të mbështesë sektorin e gazit, ku ajo është në përputhje me një tranzicion të ulët të karbonit, që është edhe i sigurt dhe i përballueshëm. Nga janari i vitit 2019, BERZH pritet gjithashtu të adoptojë një Metodologji të Çmimeve të Karbonit , për përdorim në projektet e BERZH me gjurmë të rëndësishme të emetimit të gazrave serrë./monitor