Beqiraj: Deri të hënën do të regjistrohen me nipt të gjithë fermerët

745
Zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj ka reaguar lidhur me protestat e fundit të fermerëve të Korçës dhe Devollit për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore. Znj. Beqiraj tha se reforma në bujqësi e nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar, tenton formalizimin e sektorit të prodhimit bujqësor, ku kërkohet pajisja me nipt e fermerëve.
“Më 28 gusht 2014, ndryshim në ligjin për TVSH-në duke i dhënë mundësi të gjithë grumbulluesve të prodhimeve bujqësore, të vetëfaturonin produktin e marrë nga fermerët të pajisur me Nipt. Të gjithë fermerët mee xhiro poshtë 5 mln lekësh mund të pajisen me numër Nipt pranë drejtorive rajonale dhe ai është numër identifikimi që grumbulluesit përdorin kur bëjnë autofatura e tyre. Ky 20 për qindëshi i TVSh-së është subvencion total i fermerit të pajisur me Nipt. Ajo që bëri kjo reformë jo vetëm i dha mundësi fermerit ta shiste produktin e vet me çmimin e plotë, përfshi dhe TVSH po i dha mundësi të gjithë grumbulluesve të njihnin TVSH e kreditueshme dhe si shpenzim të gjithë vlerën e produktit pa TVSH të blerë nga fermeri”, bëri të ditur Beqiraj.
Beqiraj tha më tej se kjo reformë në bujqësi i krijon mundësi grumbulluesit të blejë produktin e fermerit dhe të verifikohet që ky produkt është shqiptar. Kjo reformë ka dhënë efektet e saj, synimi i së cilës ishte ulja e importit të produkteve bujqësore dhe rritja e eksportit të tyre.
Sigal