Benet BECI:Zhvillimi i agropërpunimit në Shqipri

1072
Sigal

Fondi Shqiptar i Zhvillimit fillon zbatimin  e projektit më të ri për: Kërkimin dhe futjen e teknologjive të reja në fushën e agropërpunimit

FSHZH ka filluar zbatimin e projektit IPATECH në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik, (thirrja e dytë), financuar nga Bashkimi Europian, program i cili përfshin 8 vende si: Bosnja dhe Hercegovina, Greqia Italia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Shqipëria.

Ky projekt, ku përfshihen 9 organizata nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, synon të promovojë një bashkëpunim ndërkufitar nëpërmjet ngritjes së një rrjeti bashkëpunimi të organizmave publikë dhe privatë të shteteve të mësipërme duke stimuluar shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mbi kërkimet dhe inovacionet në sektorin agroushqimor.

Aktualisht sektori agroushqimor përballet me sfidën e globalizimit dhe veçanërisht vendet jo anëtare të EU edhe me konkurrencën e vendeve anëtare, të cilat kanë një standardizim me të lartë të prodhimit si pasojë e investimit në teknologji më të avancuara.

Në rajonin e Adriatikut konkurrueshmëria e sektorit agroushqimor është duke rënë edhe sepse si pasojë e copëzimit të këtij sektori krijohet mundësia që firmat e mëdha që kanë prezencë globale të mbizotërojnë në treg të komandojnë edhe këtu.

Në Shqipëri projekti do të jetë i fokusuar në qarkun e Tiranës dhe qarkun e Vlorës me partnerë respektivë Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjensinë e Zhvillimit Lokal (AULEDA) Vlorë. Gjatë 30 muajve të kohëzgjatjes së projektit do të kryhet një analizë mbi sektorin agroushqimor dhe studime me të thelluara mbi teknologji të reja që po përdoren në ketë fushë.

Pasi të identifikohen teknologjitë e aplikuara më të suksesshme do të mbështetet zbatimi në miniaturë të këtyre teknologjive inovative në ferma të vogla e të mesme. Rezultatet që do të dalin  do të shërbejnë për krijimin e një metodologjie ndërhyrje  në sektorin agroushqimor dhe për të ndarë praktikat më të mira.

Projekti në vetvete është një projekt pilot i cili bazuar në suksesin  e tij do t’i shërbejë FSHZH-së për të marrë parasysh mundësinë e aplikimit të tij në nivel kombëtar me synim për ta zgjeruar e nxitur zhvillimin rural bujqësor të vendit tonë si dhe të përmirësojë bashkëpunimin në zonën e Adriatikut e të shohë mundësinë ta aplikojë atë.