BE bën thirrje për kontrolle më të ashpra për marrjen e “Vizave të Arta”

574
Sigal

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendet që zbatojnë skemat për dhënien e ‘vizave të arta’ që të ashpërsojnë kontrollet ndaj aplikantëve pasi mund të rrisin rrezikun korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe të shmangies tatimore. “Viza e Artë” është një vizë rezidence e përhershme, e cila i jepet individëve që investojnë shuma parash, kryesish në blerjen e pronave, në vendet lëshuese të vizave. Siç raportohet në mediat e huaja, komisioni i Bashkimit Evropian ka nxjerrë një raporti ku thuhet se të ashtuquajturat ‘pasaporta dhe viza të arta’ të ofruara në një vend të BE mund të krijojnë shumë probleme në të gjitha vendet e bllokut. Komisioneri i Migracionit, Dimitris Avramopoulos u shpreh se Komisioni do të monitorojë funksionimin e këtyre skemave në mënyrë që të jetë në përputhjen të plotë me ligjin e BE-së. “Puna që ne kemi bërë së bashku gjatë viteve të fundit sa i përket rritjes së sigurisë, forcimit të kufijve dhe mbyllja e boshllëqeve të informacionit nuk duhet të rrezikohen”, tha Avramopoulos. Ndër vendet që ofrojnë këtë lloj shërbimi janë Malta, Bullgaria dhe Qiproja, të cilat shfaqin shqetësime për BE-në, për arsye se këto shtete ofrojnë kontrolle të pamjaftueshme të individëve që aplikojnë.