BE akordon 71 milionë euro për bujqësinë shqiptare

693
Bashkimi Europian akordoi një fond prej 71 milion euro, deri në vitin 2020, për zhvillimin dhe Mbështetjen e bujqësisë shqiptare. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe drejtori i Përgjithshëm i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ( DG-Agri), Jersy Plewa firmosën këtë të enjte në Bruksel në ambientet e Komisionit Europian, marrëveshjen sektoriale për mbështetjen e bujqësisë shqiptare. Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, marrëveshja financiare është grandi me vlerën më të madhe të alokuar nga Bashkimi Europian për asistencën dhe mbështetjen e fermerëve dhe biznesit në zonat rurale. Kjo marrëveshje pason mbështetjen e vazhdueshme që BE ka akorduar në vite përmes projekteve IPA dhe IPARD për bujqësinë shqiptare, duke shërbyer kështu si një katalizator dhe mbështetje e drejtpërdrejtë në sistemin e financimit rural shqiptar, për prodhuesit dhe ekonominë fermerë.
Sigal