BE: 1 milion vende pune në mjekësi e stomatologji

974
Sigal

Mjekë, dentistë, infermierë – Në Evropë do të ketë 1 milion vende të lira pune brenda vitit 2020

Emergjenca mjekësore përfshin një pjesë të mirë të shteteve evropiane. Për këtë arsye,  Komisioni Evropian, që në vitin 2012, pati vlerësuar vështirësinë në gjurmimin e profesioneve të fushës së mjekësisë në kontinentin e vjetër, prej gati një milion vendesh vakante në sektorin shëndetësor deri në vitin 2020: 230 mijë mjekë, 150 mijë dentistë, farmacistë e fizioterapistë dhe 590 mijë infermierë, shkruan gazeta ekonomike, Il Sole 24 Ore. Arsyet? Ajo që i bashkon vendet e Evropës është kulmi i pensioneve midis punëtorëve në sektorin e shëndetësisë (vlerësohen më shumë se 60 mijë deri në vitin 2020), shumë shpesh nuk zëvendësohet me një numër të mjaftueshëm të të rinjve, të cilët shpesh braktisin universitetin dhe specializimet. Më pas mungojnë figura të specializuara, në veçanti për ndihmën për të moshuarit, e cila është gjithnjë e më shumë në kërkim, duke marrë pasur parasysh jetëgjatësinë në rritje. Edhe pse hendeku më i fuqishëm – sipas studimit të Komisionit Evropian – ka të bëjë me mjekët e përgjithshëm, ku përqendrohet numri më i madh i daljeve, duke pasur parasysh moshën mesatare të lartë (në Itali mbi 55% janë mbi 55 vjeç; Francë 48 për qind). Në Itali një sondazh i kohëve të fundit nga ana e sindikatës Anao Assomed tregoi se deri në vitin 2018 hendeku mjekësor ishte 10 mijë profesionistë dhe në vitin 2025, shifra prej 16.000 do të tejkalohet: kryesisht mjekë të përgjithshëm, psikiatër, pediatër, anesteziolog dhe kirurgë. Për këtë deficit të stafit atëherë shtohet mundësia e daljes në pension të parakohshëm me 62 vjeç dhe studimi përllogarit se, nga viti 2019 deri në vitin 2021 do të çojë në daljen nga tregu i punës i mbi 20 mijë mjekëve. Në Gjermani, nga Komisioni Evropian është llogaritur një boshllëk prej 45,000 mjekësh deri në vitin 2020, i cili duhet të rritet deri në 165,000 në vitin 2030. Nga Berlini gjithashtu raportojnë mungesën e infermierëve për kujdesin e gjeneratës së moshuar.

Spanja ka gjithashtu një deficit prej 14% të specialistëve mjekësorë, sidomos në anestezi, ortopedi dhe traumatologji, kirurgji, pediatri dhe urologji. Në Hungari, një nga pesë mjekë nuk gjenden askund, në Finlandë nuk mund të gjenden më shumë se 200,000 dentistë, ndërsa në Francë, ku ka pasur një rënie prej 10% të mjekëve gjatë dhjetë viteve të fundit, mungesa ka të bëjë me specialistë në obstetrikë dhe gjinekologji. Për të përfunduar me Britaninë e Madhe ku janë anketuar 35 profesione shëndetësore me mungesa serioze të stafit, dhe për shumë vite, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) rekruton personel jashtë kufijve të vet.