BB:Duhet të reduktohet evazioni fiskal

697
Konsumi në Shqipëri gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim pritet të ketë ulje, sipas përfaqësueses së Bankës Botërore në Shqipëri. Ajo tha se ndikojnë dy faktorë në këtë parashikim, remitancat dhe besimi konsumator që nuk po kthehet në nivelet mesatare afatgjatë.
“Konsumi pritet të jetë në ulje gjatë vitit 2015 dhe në vazhdim. Një faktor që pritet të zhduket me kalimin e kohës, me përmirësimin e situatës ekonomike në vendet nga të cilat vijnë remitancat në Shqipëri. E dyta është besimi konsumator që duket se nuk po kthehet në nivelet mesatare afatgjatë. Kjo mund të lidhet me shumë arsye dhe situatën ende problematike të tregut të punës. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, papunësia është e lartë, pjesëmarrja në forcën e punës është tepër e ulët dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë përpjeket për formalizimin e ekonomisë. Ndoshta për një kohë të shkurtër mund të jetë ndonjë goditje në konsum”, tha përfaqësuesja e BB-së, Hilda Shijaku.
Sigal