BB: Shqipëria hapa prapa, bie me 29 vende

659
Banka Botërore publikoi sot një raport për lehtësinë e të bërit biznes “Doing Businnes” që vlerëson faktorë që pengojnë ose lehtësojnë biznesin në 189 vende të botës. Sipas raportit në fjalë, Shqipëria renditet në vendin e 97-të nga gjithsej 189 shtete. Në krahasim me vitin e kaluar Shqipëria ka pësuar ulje, pasi ka qenë në vendin e 68. Sipas raportit të BB-së, Shqipëria ka shënuar hapa pas në dhënien e lejeve të biznesit, pasi e ka bërë të vështirë dhënien e lejeve. Shqipëria ka marrë vlerësime sa i takon vlerësimit të mbrojtjes së pakicave, si dhe ka forcuar eksportin ndërkufitar.
Sigal