BB, hua 100 mln $ Shqipërisë për modernizim të financave

994
Sigal

Banka Botërore ka miratuar sot huanë prej 100 milionë dollarësh për Shqipërinë, me qëllim mbështetjen e modernizimit të sektorit financiar të vendit tonë. Sipas njoftimit për shtyp, BB synon të forcojë sistemin rregullator financiar dhe regjimin mbikqyrës si dhe të zbusë cënueshmërinë e sektorit bankar dhe jobankar. Mbështetja e huasë së BB pritet të përqendrohet në mbështetjen e e reformave të qeverisë në tri fusha të gjera. Kështu fusha e parë do të përqendrohet tek forcimi i aspekteve rregullatore dhe mbikëqyrëse të sektorit privat dhe tek përmirësimi i rrjetës së sigurisë financiare, me qëllim  përgatitjen e bankave për të përballuar krizat dhe përmirësimin e kuadrit të sigurimeve të depozitave. Fusha e dytë ku do të përqendrohet huaja do të jetë në përshpejtimin e zgjidhjes së kredive të këqive të këqija. Si rezultat i këtyre masave, përqindja e kredive të këqija pritet që të ulet në mënyrë të konsiderueshme deri në fillim të vitit 2015, me qëllim mbrojtjen e stabilitetit financiar dhe krijimin e mundësive më të mira për bankat që t’iu përgjigjen kërkesave për kredi. Ndërsa fusha e tretë ku do përqendrohet huaja e BB është ajo e forcimit të aspektit rregullator dhe mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Si rezultat pritet Ajo forcimi i pavarësisë operacionale dhe kapacitetit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke e lejuar që rregullojë dhe të mbikëqyrë institucionet financiare jobankare (IFJB) në mënyrë sa më efektive. Lidhur me huanë, specialisti i lartë financiar i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore si dhe njëkohësisht drejtuesi i këtij projekti, Mike Edëards shprehet se grupi i Bankës Botërore do të mbështesë zbatimin e këtyre reformave, ndërsa shton se autoritetet shqiptare të sektorit financiar kanë marrë përsipër të realizojnë reforma të rëndësishme për të zbutur cënueshmërinë e sektorit financiar. “Jemi të inkurajuar nga angazhimi i autoriteteve të sektorit financiar për të vazhduar më tej dhe për të thelluar reformat për të përmirësuar menaxhimin dhe zgjidhjen e kredive të këqija, për kuadrin e sigurimit të depozitave, zhvillimin e tregut të sigurimeve, menaxhimin e borxhit publik dhe kuadrit rregullator e mbikëqyrës për fondet e investimit”. Kjo është një hua e veçantë për politikat për zhvillim e cila lëvrohet me një këst të vetëm. Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe janë mbështetur 74 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë dollarësh.