BB: Ballkani po humbet burimet njerëzore

738
Një raport i fundit i Bankës Botërore për gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit, që aspirojnë të anëtarësohen me të drejta të plota në Bashkimin Europian, paralajmëron se rajoni po humbet me shpejtësi burimet njerëzore dhe u kërkon qeverive përkatëse që të marrin masa për frenimin e kësaj dukurie. Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi përbëjnë njërin prej rajoneve që “prodhojnë” më shumë emigrantë, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian, por edhe përtej Atlantikut në SHBA dhe Kanada. Sot, thuhet në raportin e Bankës Botërore të publikuar ditën e hënë, një e katërta e popullsisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor jetojnë dhe punojnë jashtë vendeve të tyre. Raporti nënvizon se ndryshe nga vitet ’90, kur ballkanasit emigronin për t’u shpëtuar konflikteve të njëpasnjëshme, sot emigrojnë për arsye ekonomike.
Sigal