Banori i fshatit Shegas: Këta të Bashkisë së Lushnjës nuk e kanë llogaritur akoma se sa lekë do vjedhin

614
Sigal

Një nga banorët e fshatit Shegas shprehet i shqetësuar mbi projektin që ka ndërmarrë Bashkia e Lushnjës për rindërtimin e rrugës së fshatit, pasi në projekt përcaktohet çmimi por jo sa kilometra do të shtohet rruga.

Sipas banorit përcaktimi i kilometrave nuk është bërë, sepse ata të bashkisë nuk kanë llogaritur akoma se sa lekë do të vjedhin nga ky projekt.

Ja shkrimi i plotë që banori i ka dërguar JOQ:

“Përshëndetje JOQ. Tani këta të bashkisë nuk i kanë vendosur kilometrat se sa do shtohet rruga, pasi nuk e kanë llogaritur akoma se sa lekë do vjedhin… apo ka ndonjë mënyrë tjetër që ne nga fshati nuk e dimë?! Është vendosur çmimi, po jo sa kilometra, edhe kur i pyesim njëherë thonë 1.5 kilometra do shtrohet, njëherë, sa km të na thotë kryetari do ta shtrojmë.”