Bankat e nivelit të dytë janë vetëpërgjegjëse për kolateralet

1806
Sigal

 Këto ditë ka pasur në shtypin e përditshëm ka pasur një pasqyrim të gjerë të situatës bankare në vend. Thuhet se, zanafilla e saj ishte një njoftim i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me penalizimin e disa gjyqtarëve se gjoja na paskëshin dhënë vendime, të cilat nuk kënaqin babëzinë e bankave të nivelit të dytë në lidhje me kthimet e kolateraleve. Por flitet se kërkesa ka nisur nga Kryeministri i një vendi europian, i cili kërkesën dhe pakënaqësinë e tij ia ka shprehur Kryeministrit Berisha. Madje, ne pamë se me sa shqetësim e trajtonte këtë situatë edhe numri një i Raiffeisen Bank në Tiranë. Por si qëndron e vërteta dhe pse kanë përfunduar bankat e nivelit të dytë në këtë situatë. Qytetarët që kanë paraqitur kërkesën për të marrë një kredi kanë vënë në dispozicion të bankave një objekt të caktuar. Dhe kuptohet se, në qoftë se nuk kthen kredinë banka bënë shitjen e kësaj prone për të marrë paratë që i ka dhënë klientit. Deri këtu jemi në rregull me të dyja palët. Pra qytetari ka marrë kredi dhe banka i ka marrë hipotekën e objektit, të cilën do t’ja  kthejë qytetarit ditën kur ky i fundit  të shlyejë kredinë. Dhe nëse qytetari nuk kthen kredinë, banka i nxjerrë në shitje objektin për të zëvendësuar paratë e pakthyera. Por çfarë ka ndodhur? Gjatë kohës që qytetari nuk kthen kredinë, banka ka shkuar për t’i marrë objektin dhe ka vënë re se ky objekt nuk vlen as sa gjysma e kredisë që vetë banka i ka dhënë qytetarit. Dhe në këtë moment banka i kërkon gjykatës që këtij qytetari t’i marrë dhe sekuestrojë prona të tjera që janë të babait, nënës,vëllait ortakëve etj.. Po ku e gjen këtë të drejtë banka të bëjë batërdinë tek prona e tjetrit, kur ai marrëdhënien e ka me qytetarin dhe jo me fisin. Kjo pasi njerëzit e tjerë as kanë dijeni as kanë firmosur dhe as ua ndjenë farë se  çfarë pazaresh bënë i afërmi i tyre i ndarë prej vitesh nga trungu familjar me agjentët vlerësues të bankës. Kjo pasi banka përpara se të japë kredinë çon agjentët e saj (specialistë vlerësimesh) dhe pasi verifikon zonën, shitjet dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë pronë, vendos ta marrë si garanci në këmbim të kredisë që i jep qytetarit. Duhet theksuar se, nëse një qytetar merr 50 milionë lekë kredi, duhet që objekti i qytetarit që ajo i ka marrë si garanci të kushtojë të paktën 75 milionë. Dhe kjo për faktin e vetëm që banka ta shesë shpejtë dhe më lirë, mjafton që të marrë paratë e veta. Por maskarallëku fillon nga vetë agjentët bankarë të  bankës, të cilët kanë bërë pazare me qytetarë të veçantë pse jo dhe matrapazë. Dhe ky “Pazar” qëndron në faktin se vetë agjentët e dinë që ky objekt nuk vlen sa është shuma e kredisë, por duke qenë se kanë marrë përqindjet e kanë firmosur. Dhe në këtë rast, banka e goditur e kërkon fajin tek gjyqtarët, të cilët me të drejtë nuk mund të shkelin ligjin kushdo qoftë urdhërdhënësi kryeministër shqiptar, turk, austriak, grek etj.. Vetë bankat duhet të  çojnë para drejtësisë nëpunësit e vetë të korruptuar dhe të kërkojë sekuestrimin e objekteve të këtyre nëpunësve. Bankat kanë një shkallë hierarkike dhe specialistë që mbrojnë vetveten. Ndërsa qytetarët shqiptarë kanë shtetin, të cilit i kanë dhënë votëbesimin. Kanë edhe opozitën e përgjumur, ku një pjesë e tyre janë aksionerë në disa banka të Tiranës. Përse nuk shikon shteti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore kontratat skandaloze të këtyre bankave dhe interesat e majme që fitojnë këto banka nëpërmjet termave dhe padisë së qytetarëve. Qytetarët duhet të  çojnë para drejtësisë ato banka që po rrjepin shqiptarët. Si ka mundësi që merr një kredi 40 milionë të vjetra për 10 vjet dhe duhet të paguash 80 milionë!? Ja ky është skandali dhe babëzia. Por askush nuk ndihet as shteti, as Banka Qendrore dhe as Drejtësia kur shohin që një Drejtor i bankës së nivelit të dytë paguhet më një rrogë 25 milionë lekë në muaj. Kur zëvendësi i tij paguhet me 15 milionë lekë në muaj. Nga dolën këto fitime marramendëse?! Përveç fshehjes së normës vjetore të fitimit që i bënë shtetit për të mos paguar banka shumën reale të tatim -fitimit e nxjerrin edhe nga interesat e larta dhe marifetet e turpshme që bëjnë batakçinjtë e bankave të veçanta. Ne kemi marrë deklarimet e pasurive direkt dhe indirekt dhe do u japim me faksimile fakte skandaloze. Ka dhe fakte të tjera si marrëveshjet e tipit mafioz të disa bankave për kalimet e rrogave të nëpunësve të administratës në kundërshtim me ligjin. Ndaj edhe për ‘to ka ardhur momenti që shteti t’i bëjë nëpërmjet prokurimeve publike vendin dhe bankën që merr përsipër shpërndarjen e rrogave dhe se sa kredi me interes të ulët pse jo edhe falas do japin ato për ato institucione që u qarkullojnë miliona euro në vit.