Banka Kombëtare Tregtare, një histori suksesi në Shqipëri

318

Gazeta Telegraf/ 


Banka Kombëtare Tregtare në kuadër të mbështetjes
për të nxitur punësimin mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. BKT duke zhvilluar rrjetin e saj të degëve,
mbështet programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend.
Këto programe ofrojnë një mundësi të përshtatshme dhe unike për të gjithë të rinjtë
duke i ndihmuar ata në zhvillimin e një karriere të suksesshme. BKT si
pjesëmarrëse mjaft e rregullt e këtyre edicioneve ofron mundësi punësimi për
pozicione të ndryshme si edhe praktika punësimi për studentët që janë të
interesuar.

 

Revista “Euromoney” ka rivlerësuar BKT-në si “Banka
më e mirë në Shqipëri për vitin 2016”

 

Revista “Euromoney” ka rivlerësuar BKT-në si “Banka
më e mirë në Shqipëri për vitin 2016”. Kjo është hera e pestë radhazi që BKT
merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare. Z.
Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së
çmimit u shpreh: “Ne jemi krenar që për të pestin vit radhazi marrim
çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, dhe është një nder i vërtetë të marrësh
këtë çmim nga një revistë prestigjioze si Euromoney. Ne jemi të vetëdijshëm dhe
krenarë për përpjekjet e jashtëzakonshme pas këtij suksesi të vazhdueshëm, dhe
mirënjohës që kjo punë e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re. Falënderime të
veçanta për të gjithë punonjësit të cilët së bashku me klientët dhe
bashkëpunëtorët tanë kanë bërë të mundur arritjen e këtij suksesi. Në ditët e
sotme, bankat janë pjesë e pandarë e çdo ekonomie dhe çdo shoqërie, dhe për sa
kohë ne do të fokusohemi në rolin tonë thelbësor në shoqëri, “të ndihmojmë
konsumatorët duke i ofruar besim dhe siguri”, unë kam besim të plotë se BKT do
të vazhdojë të përmirësohet dhe të vlerësohet me të gjitha çmimet më
prestigjioze në industrinë bankare”.

“Euromoney” është një nga revistat financiare më të
rëndësishme në botë. Për më shumë se 20 vjet, revista vlerëson sistemet bankare
dhe tregjet e aseteve globale. Vlerësimi për të pestin vit radhazi i BKT si
“Banka më e Mirë në Shqipëri”, konfirmon pozicionin e saj si bankë novatore,
financiarisht e fortë dhe lider në sektorin bankar shqiptar. Çmimi vjen
menjëherë pas vlerësimeve të ngjashme nga dy revista të tjera prestigjioze, “The
Banker dhe EMEA Finance”, të cilat vlerësuan BKT si banka më e mirë në
Shqipëri.

 

BKT, e themeluar në
1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 2.8 miliard dollarë
dhe 2.3 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit të saj prej 91 degësh, 65 prej të
cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë